Qeveria amerikane, në vështirësi për të paguar - Duke filluar nga 1 qershori nuk do të ketë më para’ për faturat

Presidenti amerikan Joe Biden thirri në takim katër liderët kryesorë të kongresit në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme pasi Thesari paralajmëroi se qeveria mund të ketë mungesë të parave për të paguar faturat që në muajin qershor. Thesari i SHBA tha se mund t'i mbarojë paratë për të paguar të gjitha faturat e qeverisë në qershor pa një rritje të kufirit të borxhit, duke bërë që Biden të thërrasë për takimin me liderët, përfshirë kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, më 9 maj.
Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen tha në një letër drejtuar Kongresit se agjencia nuk ka gjasa të përmbushë të gjitha detyrimet e pagesave të qeverisë amerikane "deri në fillim të qershorit dhe potencialisht deri në 1 qershor" nëse Kongresi nuk do të veprojë. Biden thirri në takim McCarthy, si dhe liderin demokrat të Dhomës Hakeem Jeffries, udhëheqësin e shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësin republikan Mitch McConnell.
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve miratuan një projekt-ligj për të rritur kufirin e borxhit javën e kaluar që përfshin shkurtime të mëdha të shpenzimeve, të cilat Senati dhe Biden i kontrolluar nga demokratët thonë se nuk do t'i miratojnë. Dështimi për të vepruar përpara datës së re të vendosur nga Thesari, 1 qershor, mund të bëjë që Shtetet e Bashkuara të mos paguajnë dot për disa, duke shënuar një rast të paprecedentë.
Biden ka thënë se nuk do të negociojë për rritjen e tavanit të borxhit, por do të diskutojë shkurtimet buxhetore pasi të kalohet kufiri i ri. Kongresi shpesh ka shoqëruar rritjen e tavanit të borxhit me masa të tjera buxhetore dhe shpenzimesh. Potenciali i ri "X-date", i cili merr parasysh faturat tatimore të prillit, është kryesisht i pandryshuar nga një vlerësim i mëparshëm, i lëshuar në janar, duke treguar se qeveria mund të ketë mungesë të parave rreth 5 qershorit. Por Yellen shtoi gjithashtu se ka një hapësirë për lëvizje.
Ajo u shpreh se është e pamundur të parashikohet me siguri data e saktë kur Thesari nuk do të jetë në gjendje të paguajë faturat e qeverisë dhe se do të vazhdonte të përditësonte Kongresin në javët e ardhshme pasi të kishte më shumë informacione.
Pasi u arrit kufiri i huamarrjes prej 31.4 trilion dollarësh më 19 janar, Yellen i tha më parë Kongresit se Thesari do të vazhdonte pagesat për borxhin, përfitimet federale dhe do të bënte shpenzime të tjera duke përdorur masa të jashtëzakonshme të menaxhimit të parave. Një hap i tillë është dhe pezullimi i shitjeve të letrave me vlerë që qeveritë shtetërore dhe vendore përdorin për të mbajtur përkohësisht para të gatshme. Në vitin 2011, një përplasje e ngjashme për tavanin e borxhit e çoi vendin në prag të falimentimit dhe shkaktoi një ulje të vlerësimit të kredisë së vendit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Biznesi e konsumatori, më shumë besim në ekonomi - Pritjet e bizneseve të shërbimeve për prodhimin dhe punësimin, rritjen më të madhe
Bizneset dhe konsumatorët duken më optimistë për të ardhmen e ekonomisë. Të paktën në këtë përfundim ka arritur vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë i......

‘Një luftë të fshehtë për të kontrolluar internetin në botë’ – SHBA dhe Kina në 'garë' për aleancë me Malajzinë
E ardhmja e të gjithë internetit do të varet nga vendet që dominojnë Detin e Kinës Jugore, shkruan Maurizio Geri. Dr Maurizio Geri është një ish-analist i......

FMN paralajmëron sistemin bankar: “Në të ardhmen mund të ekspozohen më shumë dobësi”!
Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva tha se ajo pret që të ekspozohen më shumë dobësi në sektorin bankar, vetëm disa orë pasi First......

Kumbari i Inteligjencës Artificiale braktis Google - Hinton, arsyeja: Rreziqet që vijnë nga teknologjia
Geoffrey Hinton, i cili është quajtur "kumbari i inteligjencës artificiale", konfirmoi se u largua nga posti i tij në Google javën e kaluar për shkak të......

Gjermania do të shqyrtojë të drejtën për azil jashtë BE-së. Si do të realizohet kjo?
Ideja nuk është e re: të shqyrtohet e drejta e azilit para ardhjes së azilkërkuesve në territorin e Bashkimit Europian dhe kështu të përcaktohet nëse ata kanë......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor!
Dollari amerikan ka pësuar sërish një zbritje të lehtë të kuotës ditën e sotme nga rritje e ndjeshme që regjistroi një ditë më parë duke u blerë me 100.6 lekë......

Nafta tregtohet pranë 79 USD për fuçi - Ngadalësohet aktiviteti i manifakturës në Kinë, gjatë prillit
Nafta po ndryshon minimalisht në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave të dobëta ekonomike në Kinë dhe parashikimeve se Rezerva Federale do të rrisë sërish......

Monedhat presin takimet e bankave qendrore - FED parashikohet ta rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë
Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë edhe në sesionin e sotëm, që është i pari për këtë javë, sepse të hënën bursat ishin pushim me rastin e Ditës së......