Biznesi e konsumatori, më shumë besim në ekonomi - Pritjet e bizneseve të shërbimeve për prodhimin dhe punësimin, rritjen më të madhe

Bizneset dhe konsumatorët duken më optimistë për të ardhmen e ekonomisë. Të paktën në këtë përfundim ka arritur vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë i kryer gjatë muajit prill. Treguesi i ndjesisë ekonomike regjistroi një tjetër nivel të lartë historik, duke qëndruar 14.6 pikë mbi mesataren afatgjatë, përcaktuar nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, ndërtimit, tregtisë, si dhe nga përmirësimi i besimit konsumator.
Pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin dhe punësimin në të ardhmen janë rritur, ndërsa çmimet që këto biznese do të vendosin në të ardhmen nuk pritet të ndryshojnë. Treguesi i besimit në ndërtim u rrit lehtë me 0.4 pikë përqindje, duke shënuar një tjetër rekord historik, përcaktuar kryesisht nga vlerësimet më të mira për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rënie.
I vetmi tregues në rënie nga vrojtimi i Bankës Qendrore ka qenë ai në sektorin e shërbimeve, por që gjithsesi qëndron në intervalin e vlerave më të larta historike. Pritjet e bizneseve për kërkesën, punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë me rënie. Bizneset e tregtisë kanë shprehur vlerësime optimiste mbi ecurinë aktuale, ku edhe pritjet për punësimin u rritën. Gjithashtu, pritjet për ecurinë e biznesit në të ardhmen dhe për punësimin kanë regjistruar rritje të lehtë këtë muaj, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan në rënie.
Një indikator i rëndësishëm në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë është përceptimi i konsumatorit, që për muajin prill vijoi prirjen disamujore rritëse. Konsumatorët janë shprehur pozitivisht për situatën e përgjithshme ekonomike, atë financiare dhe blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen. Por, nga ana tjetër, mendojnë se niveli i përgjithshëm i çmimeve dhe i punësimit në të ardhmen do të rriten.
Dorian Koça/ SCAN
Sondazh

‘Një luftë të fshehtë për të kontrolluar internetin në botë’ – SHBA dhe Kina në 'garë' për aleancë me Malajzinë
E ardhmja e të gjithë internetit do të varet nga vendet që dominojnë Detin e Kinës Jugore, shkruan Maurizio Geri. Dr Maurizio Geri është një ish-analist i......

FMN paralajmëron sistemin bankar: “Në të ardhmen mund të ekspozohen më shumë dobësi”!
Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva tha se ajo pret që të ekspozohen më shumë dobësi në sektorin bankar, vetëm disa orë pasi First......

Kumbari i Inteligjencës Artificiale braktis Google - Hinton, arsyeja: Rreziqet që vijnë nga teknologjia
Geoffrey Hinton, i cili është quajtur "kumbari i inteligjencës artificiale", konfirmoi se u largua nga posti i tij në Google javën e kaluar për shkak të......

Gjermania do të shqyrtojë të drejtën për azil jashtë BE-së. Si do të realizohet kjo?
Ideja nuk është e re: të shqyrtohet e drejta e azilit para ardhjes së azilkërkuesve në territorin e Bashkimit Europian dhe kështu të përcaktohet nëse ata kanë......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor!
Dollari amerikan ka pësuar sërish një zbritje të lehtë të kuotës ditën e sotme nga rritje e ndjeshme që regjistroi një ditë më parë duke u blerë me 100.6 lekë......

Nafta tregtohet pranë 79 USD për fuçi - Ngadalësohet aktiviteti i manifakturës në Kinë, gjatë prillit
Nafta po ndryshon minimalisht në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave të dobëta ekonomike në Kinë dhe parashikimeve se Rezerva Federale do të rrisë sërish......

Monedhat presin takimet e bankave qendrore - FED parashikohet ta rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë
Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë edhe në sesionin e sotëm, që është i pari për këtë javë, sepse të hënën bursat ishin pushim me rastin e Ditës së......

Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët presin takimet e FED, BQE dhe Bankës së Anglisë
Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin takimin e Rezervës Federale, që përfundon të mërkurën. Indeksi......