Bota Postuar më 2 Maj 2023, 10:34

Banka botërore dhe klima e biznesit - Publikohet plani për mbrojtjen e tij në 180 vende

Nga SCAN TV
Banka botërore dhe klima e biznesit - Publikohet plani për mbrojtjen e

Banka Botërore zbuloi metodologjinë e re dhe masat mbrojtëse të përmirësuara për vlerësimin e klimës së biznesit në 180 vende, pasi zbulimet e parregullsive të të dhënave dhe favorizimi ndaj Kinës e detyruan atë të anulojë renditjen e saj kryesore dy vjet më parë.

Banka hoqi renditjen e saj "Doing Business" në shtator 2021, duke përmendur auditimet e brendshme dhe një hetim të pavarur që zbuloi se drejtues të lartë të Bankës Botërore kishin bërë presion ndaj stafit për të ndryshuar të dhënat për të favorizuar Kinën. Ajo përmendi parregullsi të dhënash që rritën gjithashtu renditjen e vendeve të tjera, duke përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Azerbajxhanin.

Një edicion pilot i serisë së re zëvendësuese vjetore të quajtur "Business Ready" do të publikohet në pranverën e vitit 2024, duke mbuluar një grup fillestar prej 54 ekonomish në Azi, Amerikën Latine, Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Sub-Sahariane.

Më shumë vende do të shtohen në dy vitet e ardhshme ndërsa banka përpunon metodologjinë e saj dhe zmadhon projektin e ri, i cili synon të ndihmojë vendet të tërheqin investime, të shtojnë vendet e punës dhe produktivitetin për të përshpejtuar zhvillimin.

“Business Ready” pasqyron një qasje më të ekuilibruar dhe transparente drejt vlerësimit të klimës së biznesit dhe investimeve të një vendi, sipas deklaratës për media të bankës. Kryeekonomisti i Bankës Botërore, tha se qasja e re mundësoi një masë më të plotë dhe më të mprehtë të klimës së investimeve të vendeve, diçka që ai tha se ishte shumë e nevojshme në një ekonomi globale në mes të një ngadalësimi të përgjithshëm.

"Business Ready" u formua nga rekomandimet e ekspertëve të Bankës Botërore, qeverive, sektorit privat dhe grupeve të shoqërisë civile dhe përfshin për herë të parë të drejtat e punëtorëve, siç përcaktohen nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Banka do të publikonte të gjitha të dhënat e mbledhura - të dhëna të papërpunuara, pikët dhe llogaritjet e përdorura për të marrë pikët - nga kontribuesit e sektorit privat, si dhe nga anketimet e sipërmarrësve, pronarëve të kompanive dhe menaxherëve. Banka gjithashtu do të vërë në dispozicion mjetet e nevojshme për faktorët e jashtëm për të përsëritur rezultatet e vlerësimeve të të dhënave.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 2 Maj

Rënie e përgjithshme në tregun valutor!

Dollari amerikan ka pësuar sërish një zbritje të lehtë të kuotës ditën e sotme nga rritje e ndjeshme që regjistroi një ditë më parë duke u blerë me 100.6 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat