Blerja afatgjatë e energjisë - KESH synon lidhjen e kontratave 3 dhe 5-vjeçare në fund të muajit maj

Blerja afatgjatë e energjisë nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare pritet të finalizohet në fund të këtij muaji. Referuar afateve të publikuar nga KESH për kontratat me kohëzgjatje 3 dhe 5-vjeçare, ofertimi nga kompanitë që do të kalojnë fazën e parakualifikimit do të bëhet në periudhën 15 - 18 maj, ndërkohë që negocimi i kontratës dhe lëshimi i garancive do të mbyllet brenda datës 30 maj.
Do të jetë kjo fazë që do të përcaktojë çmimin me të cilin do të blihet energjia, teksa gjatë planifikimit të procedurave, KESH parashikonte çmime shumë herë më të larta se ato që shënohen aktualisht në tregjet ndërkombëtare. Gara e pazakontë për KESH, që derimëtani ka operuar me blerje ditore ose javore, u hap në mesin e muajit mars, ndërkohë që kompanitë e interesuara kishin 1 muaj kohë për të dorëzuar dokumentet e kërkuara.
KESH e argumentoi këtë procedurë të pazakontë me detyrimin për të përmbushur të gjithë konsumin e brendshëm për tensionin e ulët dhe të mesëm, ndërkohë që në dokumenetet e zbardhur më herët nga TV SCAN justifikohej me nevojën për menaxhimin e kostove.
Gjithsesi, blerja afatgjatë energjisë në këtë periudhë kur çmimet e energjisë në tregje janë tejet të luhatshme, ndërsa po synohet shtimi i kapaciteteve prodhuese në vend, është kritikuar nga ekspertët e sektorit. Po ashtu, sipas tyre kjo blerje ve në pikëpyetje edhe funksionin e bursës shqiptare të energjisë elektrike, përsa kohë një pjesë e transaksioneve të blerjes do të jenë të kryera deri në vitin 2028.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Bashkitë kërkojnë më shumë fonde nga qeveria - Farrici: Transferta e pakushtëzuar duhet të rritet në nivelin e rajonit
Kryebashkiakët që do të dalin nga zgjedhjet vendore të 14 Majit, do të jenë në sfidë me menaxhimin e financave dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore. Në një......

Raporti: SHBA dhe BE duhet të angazhohen edhe me 'shtetet kyçe' jashtë aleancës transatlantike!
Ndërsa rendi i vendosur global po ndryshon, Fondi Gjerman Marshall po i kërkon BE-së dhe SHBA-së që të rimendojnë lidhjet jashtë aleancës transatlantike.......

Nga kjo verë do të mund të telefononi nga avioni: Një risi që sjell me vete disa disavantazhe!
Ditët e "modalitetit të avionit" janë të numëruara, megjithëse ka të ngjarë që ikona e aeroplanit në telefonat inteligjentë të vazhdojë të jetë e dobishme,......

Një në katër punë do të ndryshojë deri në 2027 - Profesionet e së ardhmes dhe ata që rrezikojnë të humbasin postin
Inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe analitika e të dhënave. Ata që studiojnë në këto tre fusha nuk do të kenë probleme që të gjejnë punë në vitet......

Tiranasit, të vetmit me kursimet e “prekura” - Kryeqyteti regjistron rënie të depozitave të individëve, 851 mln lekë më pak në 3 muaj
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë si dhe të dhënat historike për të kuptuar ecurinë e nivelit të depozitave sipas rretheve. Kjo......

Banka botërore dhe klima e biznesit - Publikohet plani për mbrojtjen e tij në 180 vende
Banka Botërore zbuloi metodologjinë e re dhe masat mbrojtëse të përmirësuara për vlerësimin e klimës së biznesit në 180 vende, pasi zbulimet e parregullsive të......

Qeveria amerikane, në vështirësi për të paguar - Duke filluar nga 1 qershori nuk do të ketë më para’ për faturat
Presidenti amerikan Joe Biden thirri në takim katër liderët kryesorë të kongresit në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme pasi Thesari paralajmëroi se qeveria......

Biznesi e konsumatori, më shumë besim në ekonomi - Pritjet e bizneseve të shërbimeve për prodhimin dhe punësimin, rritjen më të madhe
Bizneset dhe konsumatorët duken më optimistë për të ardhmen e ekonomisë. Të paktën në këtë përfundim ka arritur vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë i......