Punësimi në SHBA rrëzon dollarin - Hapja e vendeve të reja të punës bie për të tretin muaj radhazi

Dollari i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan se hapja e vendeve të reja të punës ra gjatë muajit mars. Këto të dhëna vijnë përpara se Rezerva Federale të zhvillojë takimin periodik. Ku me shumë mundësi do të rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë. Hapja e vendeve të reja të punës në SHBA ra për të tretin muaj me radhë, ndërsa largimet nga puna prekën nivelin më të lartë në 2 vitet e fundit.
Në anën tjetër, një raport i Departamentit të Tregtisë tregoi se porositë në fabrika u rritën me 0.9%, kundrejt parashikimeve për një rritje me 1.1%. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 101.9, nga rreth 102.4 që ishte në sesionin e kaluar.
Ndërkohë, euro është ngjitur në mbi 1.1 dollarë, duke ju afruar më shumë nivelit më të lartë në 1 vit që regjistroi javën e kaluar. Përveç takimit të Rezervës Federale ditën e sotme, investitorët po presin edhe takimin e Bankës Qendrore Europiane të enjten dhe pritshmëritë janë për një rritje të normës bazë të interesit me 50 pikë bazë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 28,600 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1870 dollarë.
SCAN
Sondazh

Banga, kandidat për drejtimin e Bankës Botërore - Votimi pritet të mërkurën pas intervistës 4 orëshe
Bordi ekzekutiv i Bankës Botërore prej 25 anëtarësh do të votojë për kandidatin amerikan për të drejtuar Bankën Botërore, Ajay Banga, të mërkurën pas......

Korridori VIII shkurtohet me 20 km - Caktohet dogana e re me Maqedoninë e Veriut, Balluku: Kredi për ndërtimin e bypass Elbasan!
Autoritetet shqiptare dhe maqedonase kanë dakordësuar pikën e re doganore mes 2 vendeve, si pjesë e projektit rrugor të korridorit 8, që synon shmangien e......

Cilët janë faktorët që po zhvlerësojnë Euron? - Ministrja e Financave jep “shpjegime”. Nuk parashikohen lehtësi për eksportuesit
Monedha europiane Euro vijon të jetë në nivelin minimal historik në raport me Lekun duke shkaktuar shumë humbje kryesisht tek bizneset eksportuese. Por ndërsa......

Blerja afatgjatë e energjisë - KESH synon lidhjen e kontratave 3 dhe 5-vjeçare në fund të muajit maj
Blerja afatgjatë e energjisë nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare pritet të finalizohet në fund të këtij muaji. Referuar afateve të publikuar nga KESH......

Bashkitë kërkojnë më shumë fonde nga qeveria - Farrici: Transferta e pakushtëzuar duhet të rritet në nivelin e rajonit
Kryebashkiakët që do të dalin nga zgjedhjet vendore të 14 Majit, do të jenë në sfidë me menaxhimin e financave dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore. Në një......

Raporti: SHBA dhe BE duhet të angazhohen edhe me 'shtetet kyçe' jashtë aleancës transatlantike!
Ndërsa rendi i vendosur global po ndryshon, Fondi Gjerman Marshall po i kërkon BE-së dhe SHBA-së që të rimendojnë lidhjet jashtë aleancës transatlantike.......

Nga kjo verë do të mund të telefononi nga avioni: Një risi që sjell me vete disa disavantazhe!
Ditët e "modalitetit të avionit" janë të numëruara, megjithëse ka të ngjarë që ikona e aeroplanit në telefonat inteligjentë të vazhdojë të jetë e dobishme,......

Një në katër punë do të ndryshojë deri në 2027 - Profesionet e së ardhmes dhe ata që rrezikojnë të humbasin postin
Inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe analitika e të dhënave. Ata që studiojnë në këto tre fusha nuk do të kenë probleme që të gjejnë punë në vitet......