Bota Postuar më 2 Maj 2023, 11:00

Banga, kandidat për drejtimin e Bankës Botërore - Votimi pritet të mërkurën pas intervistës 4 orëshe

Nga SCAN TV
Banga, kandidat për drejtimin e Bankës Botërore - Votimi pritet

Bordi ekzekutiv i Bankës Botërore prej 25 anëtarësh do të votojë për kandidatin amerikan për të drejtuar Bankën Botërore, Ajay Banga, të mërkurën pas përfundimit të një interviste katër orëshe me ish-drejtorin Ekzekutiv të Mastercard.

Banga, 63 vjeç, pretendenti i vetëm për të zëvendësuar presidentin në largim David Malpass, pritet të fitojë me një konsensus pas një ofensive trejavore me takime të njëpasnjëshme me zyrtarë qeveritarë, drejtues biznesi dhe grupe të shoqërisë civile në mbarë botën.

Nëse miratohet, Banga mund të fillojë punë në fillim të qershorit pas largimit të Malpass më 1 qershor. Presidenti i SHBA Joe Biden emëroi Banga, një ekzekutiv me origjinë indiane, i cili tani është shtetas amerikan, në fund të shkurtit. Sipas burimeve për mediat amerikane, Banga ka lënë përshtypje të mira tek aksionerët kohët e fundit, si një "krijues i vërtetë i ndryshimit" i cili do të ndihmojë në përshpejtimin e reformave në bankën globale të zhvillimit, e cila është nën presion për të rritur huadhënien e saj për të ndihmuar vendet në zhvillim por dhe për adresimin e sfidave globale si ndryshimi i klimës dhe konfliktet.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, tha muajin e kaluar se ajo po këmbëngul që hapat e ardhshëm në evolucionin e Bankës Botërore të ndërmerren "në baza të vazhdueshme", pasi bordi i bankës miratoi një paketë fillestare reformash në mbledhjet e saj të pranverës. Ajo tha se tërheqja e më shumë kapitali privat për qëllimet e zhvillimit do të ishte një pikë kyçe e fokusit për Banga nëse ai miratohet në atë post. Banka Botërore është udhëhequr nga një amerikan që nga themelimi i saj në fund të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar është udhëhequr nga një europian.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat