Bota Postuar më 3 Maj 2023, 09:59

Nafta, në nivelin më të ulët në 5 javë - Ngadalësimi i ekonomisë rrëzon çmimet me mbi 5% në sesionin e kaluar

Nga SCAN TV
Nafta, në nivelin më të ulët në 5 javë -

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë humbi rreth 5% të vlerës, duke zbritur në nivelin më të ulët në 5 javët e fundit. Investitorët shqetësohen se, rritja e interesave nga bankat qendrore do të dëmtojë akoma më shumë kërkesën për naftë.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 71 dollarë për fuçi. Në dyja kontratat e mbyllën sesionin e kaluar në nivelin më të ulët që nga 24 marsi i këtij viti, ndërsa realizuan humbjet më të mëdha ditore që nga fillimi i janarit. Rezerva Federale në Shtetet e Bashkuara parashikohet të rrisë normat e interesit edhe me 25 pikë bazë, në takimin që përfundon ditën e sotme.

Në anën tjetër, Banka Qendrore Europiane do të mblidhet të enjten dhe parashikohet një rritje e normës bazë të interesit me 50 pikë bazë. Shtrëngimi i politikave monetare nga bankat qendrore pritet të ngadalësojë ekonominë, dhe për rrjedhojë edhe kërkesën për energji. Edhe të dhënat e publikuara në Kinë treguan një ngadalësim të aktivitetit të manifakturës, gjatë prillit.

Investitorët po presin edhe të dhënat zyrtare mbi rezervat e naftës në SHBA, që publikohen gjatë ditës së sotme, nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......