Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Investitorët presin takimin e Rezervës Federale dhe BQE

Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët presin përfundimin e takimit të Rezervës Federale, ditën e sotme. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.4%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv. Në sesionin e kaluar, ky indeks ra me 1.2%, duke prekur nivelin më të ulët në 1 muaj. Sektori i naftës dhe gazit realizoi humbjet më të mëdha, pasi çmimet e naftës ranë me mbi 5%.
Ndërkohë, shumica e tregjeve të Azi-Paqësorit patën një tendencë në rënie. Analistët presin gjerësisht se Banka Qendrore në SHBA do të rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, ndërsa të enjten Banka Qendrore Europiane pritet ta rrisë normën bazë të interesit me 50 pikë bazë.
Në fokus të tregjeve janë edhe fitimet tremujore të korporatave dhe gjatë ditës së sotme pritet të publikojnë raportet e tyre, kompani si Lloyds Banking Group, Aston Martin, BNP, Airbus, Stellantis dhe Deutsche Post. Gjithashtu, sot do të publikohen edhe të dhënat mbi papunësinë në Eurozonë për muajin mars.
SCAN
Sondazh

Nafta, në nivelin më të ulët në 5 javë - Ngadalësimi i ekonomisë rrëzon çmimet me mbi 5% në sesionin e kaluar
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë humbi rreth 5% të vlerës, duke zbritur në nivelin më të ulët në 5 javët e fundit.......

Punësimi në SHBA rrëzon dollarin - Hapja e vendeve të reja të punës bie për të tretin muaj radhazi
Dollari i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan se hapja e vendeve të reja të punës ra gjatë muajit mars.......

Banga, kandidat për drejtimin e Bankës Botërore - Votimi pritet të mërkurën pas intervistës 4 orëshe
Bordi ekzekutiv i Bankës Botërore prej 25 anëtarësh do të votojë për kandidatin amerikan për të drejtuar Bankën Botërore, Ajay Banga, të mërkurën pas......

Korridori VIII shkurtohet me 20 km - Caktohet dogana e re me Maqedoninë e Veriut, Balluku: Kredi për ndërtimin e bypass Elbasan!
Autoritetet shqiptare dhe maqedonase kanë dakordësuar pikën e re doganore mes 2 vendeve, si pjesë e projektit rrugor të korridorit 8, që synon shmangien e......

Cilët janë faktorët që po zhvlerësojnë Euron? - Ministrja e Financave jep “shpjegime”. Nuk parashikohen lehtësi për eksportuesit
Monedha europiane Euro vijon të jetë në nivelin minimal historik në raport me Lekun duke shkaktuar shumë humbje kryesisht tek bizneset eksportuese. Por ndërsa......

Blerja afatgjatë e energjisë - KESH synon lidhjen e kontratave 3 dhe 5-vjeçare në fund të muajit maj
Blerja afatgjatë e energjisë nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare pritet të finalizohet në fund të këtij muaji. Referuar afateve të publikuar nga KESH......

Bashkitë kërkojnë më shumë fonde nga qeveria - Farrici: Transferta e pakushtëzuar duhet të rritet në nivelin e rajonit
Kryebashkiakët që do të dalin nga zgjedhjet vendore të 14 Majit, do të jenë në sfidë me menaxhimin e financave dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore. Në një......

Raporti: SHBA dhe BE duhet të angazhohen edhe me 'shtetet kyçe' jashtë aleancës transatlantike!
Ndërsa rendi i vendosur global po ndryshon, Fondi Gjerman Marshall po i kërkon BE-së dhe SHBA-së që të rimendojnë lidhjet jashtë aleancës transatlantike.......