Europa Postuar më 3 Maj 2023, 10:34

7% e të punësuarve në BE punuan jashtë orarit - Eurostat: Zakonisht 49 ose më shumë orë në javë në vitin 2022!

Nga SCAN TV
7% e të punësuarve në BE punuan jashtë orarit - Eurostat:

Në vitin 2022, 7% e punonjësve në Bashikimin Europian kanë punuar jashtë orarit në punën e tyre kryesore, zakonisht 49 ose më shumë orë në javë, sipas të dhënave të konfirmuara nga Eurostat.

Më shumë se 30 për qind e të vetëpunësuarve punonin jashtë orarit, që është dukshëm më shumë se kategoria e të punësuarve, në të cilën 4 për qind e njerëzve punonin jashtë orarit, sipas një sondazhi të publikuar  së fundmi.

Punëtorët e kualifikuar në bujqësi, pylltari dhe peshkim, 28 për qind e tyre, si dhe menaxherët - 24 për qind, punonin shumë më tepër jashtë orarit krahasuar me të gjitha grupet e tjera të mëdha të punonjësve, ku mesatarisht më pak se 8 për qind e të punësuarve punonin jashtë orarit.

Në vendet anëtare të Bashkimit Europian, Greqia kishte përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur - 13%, e ndjekur nga Franca dhe Qiproja, secila nga 10%. Ndërkohë, normat më të ulëta janë shënuar në Bullgari, Lituani dhe Letoni secila nga 1%.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat