Europa Postuar më 26 Mars 2024, 10:23

Varfëria në Itali shënon një nivel të ri rekord - Pavarësisht rimëkëmbjes ekonomike, rritet numri i të varfërve

Nga SCAN TV
Varfëria në Itali shënon një nivel të ri rekord -

Numri i njerëzve që jetojnë në varfëri në Itali u rrit në vitin 2023 në nivelin e tij më të lartë në rreth një dekadë, pavarësisht një rikthimi ekonomik që nga lehtësimi i kufizimeve të lidhura me COVID.

Ata që jetonin në ‘varfëri absolute’ - të cilët nuk ishin në gjendje të blinin mallra dhe shërbime thelbësore - u rritën në 5.75 milionë, ose 9.8% për qind e popullsisë, raportoi byroja kombëtare e statistikave ISTAT. Kjo është rritur pak nga 9.7% në 2022-shin dhe më e larta që nga fillimi i serisë aktuale të të dhënave në 2014.

Ekonomia e Italisë është rikuperuar më fuqishëm nga një recesion i shkaktuar nga COVID 2020-21 sesa fqinjët si Gjermania dhe Franca, me një rritje shoqëruese të punësimit, por raporti ISTAT tregoi se rimëkëmbja ka bërë pak për të ndihmuar më të varfërit në vend.

Përqindja e atyre në varfëri absolute ishte 9.1% në 2020-ën dhe 9.0% në 2021-shin, në kulmin e pandemisë, kur ndikimi i recesionit te familjet u kompensua pjesërisht nga masat e shumta mbështetëse së qeverisë.

ISTAT e përkufizon varfërinë absolute si gjendjen e atyre që nuk mund të blejnë mallra dhe shërbime të nevojshme për një standard të pranueshëm jetese, që siguron që ata të mos jenë të kufizuar në margjinat e shoqërisë.

Me përjashtim të një rënieje në vitin 2019, varfëria është rritur në mënyrë të qëndrueshme nga 6.9% në 2014-ën, kur filloi regjistrimi i të dhënave të ISTAT. Vitin e kaluar, qeveria e krahut të djathtë të Giorgia Melonit filloi të heqë gradualisht një subvencion për lehtësimin e varfërisë me të ardhurat e qytetarëve, të prezantuar në 2019-ën, duke injoruar paralajmërimet nga disa ekonomistë dhe Banka e Italisë për ndikiminin tek të varfërit.

Skema, për të cilën ISTAT tha se ndihmoi rreth një milion familje të dilnin nga varfëria në vitin 2019, u anulua krejtësisht që nga fillimi i këtij viti dhe u zëvendësua nga një subvencion i kufizuar që synonte kryesisht ata fizikisht të paaftë për të punuar.

Të ndarë sipas rajoneve, ata në varfëri absolute vitin e kaluar ishin 9% në veri, 8% në qendër dhe 12.1% në jugun historikisht më të varfër. Ndërsa nivelet e varfërisë në vitin 2023 u rritën në veri dhe qendër krahasuar me një vit më parë, në jug pësuan ulje.

Dorina Kurtaj /SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......