Përgjysmohen Investimet e Huaja “anonime” - Cilat janë shtetet “surprizë” që po rrisin interesin ndaj Shqipërisë?

Përgjatë vitit që lamë pas, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri regjistrohet në afro 1.5 miliardë euro, me një rritje të konsiderueshme prej 8.7 % krahasimisht me një vit më parë. Të dhënat zyrtare të publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se për tremujorin e fundit të vitit, fluksi i investimeve është në nivelin e 402 milionë eurove, me një rënie të lehtë në raport me tremujorin paraardhës, por me rritje krahasimisht me dy tremujorët e parë të vitit. Ndërsa krahasuar me Tetor-Dhjetor 2022, rezultojnë 14 milionë euro me shumë.
Shifrat sinjalizojnë se, edhe përgjatë këtij viti është ruajtur trendi mjaft pozitiv i investimeve të huaja në vendin tonë, i nisur gjatë vitit të kaluar, duke arritur rekord historik. Por cila është gjeografia e Investimeve të Huaja Direkte?
Referuar shifrave, Holanda dhe Italia mbeten në vend të parë në terma fluksesh përgjatë gjithë vitit 2023, respektivisht me 300 dhe 203 milionë euro dhe me rritje të konsiderushme krahasuar me vitin paraardhës. Ndërsa investimet e klasifikuara pa orgjinë “për arsye konfidencialiteti” zënë vendin e tretë me 241 milionë euro gjatë vitit 2023, pavarësisht se kanë një rënie me -49.3 % në raport me një vit më parë.
Kosova është shteti “surprizë” e cila po shënon rritje të fluksit të investimeve nga një tremujor në tjetrin, duke arritur në totalin prej 73 milionë eurosh përgjatë vitit, me rritje në 10 milion euro në raport me 2022. Franca po ashtu, ka arritur një nivel investimesh që regjistrohet në 60 milionë euro vitin që kaloi, apo 12 milionë euro më shumë se 2022.
Investimet nga Gjermania në 2023 kanë humbur terren krahasimisht me një vit më parë, pasi u regjistruan në 59 milionë euro, apo 32 milionë euro më pak se 2022-shi. Renditja vijon me Turqinë me 179 milionë euro investime në 2023, si dhe me Austrinë me rreth 119 milionë euro. Shtetet e tjera të origjinës së investimeve të huaja në vendin tonë ndjekin me diferenca të mëdha me vendet e para të listës.
Megjithatë fluksi i investimeve të huaja direkte pritet të rritet edhe më tej, pasi Ministria e Financave po punon për hartimin e një kuadri të ri ligjor për një ligji të unifikuar të investimeve, i cili synon ta bëjë Shqipërinë akoma edhe më tërheqëse për investitorët e huaj, duke stimuluar investimet në përgjithësi dhe investimet në sektorë prioritarë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Devijon rruga në hyrje të Tiranës - ARRSH: Punime për të realizuar rampën lidhëse në Unazën Lindore
Qarkullimi i automjeteve në aksin kryesor të hyrjes në Tiranë nga Elbasani do të devijojë. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga data......

Targeti i 2024 për uljen e humbjeve teknike të energjisë, Balluku: Investime për nënstacione të integruara. Pas OST, radha e OSSH
Zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar nënstacionin e Kuçovës, ku pajisjet e vjetra të viteve ’50-’60 janë......

Projektudhëzimi/ Si të shmanget tatimi i dyfishtë? - Rezidentët në dy shtete të ndryshme tatohen dy herë
Është hedhur për konsultim publik projektudhëzimi “Për zbatimin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimit të evazionit......

Pas Ksamilit, edhe Saranda futet në rikonstruksion para sezonit turistik - Tender për rikualifikimin e rrugëve të brendshme të qytetit bregdetar
Bashkitë po bëhen gati për çeljen e sezonit turistik. Pas shpalljes së tenderit nga Agjencia e Bregdetit, për pastrimin e plazheve, bashkitë bregdetare kanë......

Muaji shkurt solli 55% më shumë të huaj se vjet - INSTAT: Dominojnë turistët nga Europa Jugore
Të dhënat nga INSTAT flasin për afërsisht 480 mijë të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë përgjatë muajit shkurt të këtij viti, duke shënuar një rritje me......

BERZH, financim në energjinë e rinovueshme dhe turizëm - Takimi me Guverantorin Sejko, konfirmohet mbështetja për projekte të reja
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të vijojë mbështetjen financiare për Shqipërinë, veçanërisht për zhvillimin e energjisë së rinovueshme......

Sigurohet karburanti për TEC-et lundrues - KESH finalizon tenderin, i hapet rruga testimit të impianteve
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka përzgjedhur kompaninë që do të kryejë furnizimin me karburant për testimin e TEC-eve lundrues që ndodhen në Vlorë.......

Rritja e sigurisë në rrugë - ARRSH, 83.3 mln lekë tender për eleminimin e pikave të zeza
83.3 mln lekë është vlera e një procedure prokurimi publik, që pritet të hapet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për eleminimin e pikave të zeza në rrugë. Ende......