Shqipëria Postuar më 25 Mars 2024, 15:26

Pas Ksamilit, edhe Saranda futet në rikonstruksion para sezonit turistik - Tender për rikualifikimin e rrugëve të brendshme të qytetit bregdetar

Nga SCAN TV
Pas Ksamilit, edhe Saranda futet në rikonstruksion para sezonit turistik -

Bashkitë po bëhen gati për çeljen e sezonit turistik. Pas shpalljes së tenderit nga Agjencia e Bregdetit, për pastrimin e plazheve, bashkitë bregdetare kanë nisur të shpallin tenderat për rregullimin e  qyteteve.

Bashkia e Sarandës ka shpallur tenderin me fond limit 7.2 milionë lekë për riveshjen e pjesëve të dëmtuara të shtresave asfaltike në rrugët e Sarandës.

Më herët, bashkia e Sarandës ka shpallur tenderin edhe për shtrimin e rrugëve të brendshme të Ksamilit.

Saranda ka qenë vitin e kaluar në krye të destinacioneve të oreferuara nga turistët e huaj.

Vitin e kaluar, Shqipëria numëroi 10.5 milionë vizita ndërsa pritshmëritë janë që këtë vit, shifra të arrijë në 14 milionë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......