Sigurohet karburanti për TEC-et lundrues - KESH finalizon tenderin, i hapet rruga testimit të impianteve

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka përzgjedhur kompaninë që do të kryejë furnizimin me karburant për testimin e TEC-eve lundrues që ndodhen në Vlorë. Pas shpalljes së tenderit, në fillim të muajit shkurt, KESH bën me dije se fituese është shpallur kompania Europetrol Durrës Albania, por oferta e saj nuk është bërë publike.
Më herët, Korporata bëri me dije për TV SCAN se me sigurimin e karburantit do të nisë testimi i TEC-eve lundrues, ndërkohë që në fund të marsit është parashikuar dhe testi i besueshmërisë prej 72 orëve ku të gjithë agregatët së bashku do të punojnë pa ndërprerje.
“Me marrjen e sasisë së naftës, do të fillojë dhe testimit i të gjithë agregateve në mënyrë individuale, për të shkuar më pas te testi i besueshmërisë 72 orësh për të gjithë agregatët”, - deklaroi KESH. Sipas procedurës tenderuese, synohej blerja e 4000 ton karburant e domosdoshme vetëm për testimin dhe jo funksionimin e mëtjeshëm të këtyre impianteve.
Po ashtu, në dokumentet e tenderit KESH specifikonte se 2 TEC-et lundrues kanë nevojën e furnizimit me lëndë djegëse të llojit HFO, me përmbajtje të squfurit jo më të madhe se 0.5%.
Këto impiante të prodhimit të energjisë nga karburanti u tenderuan përmes një procedure emergjente në kuadër të krizës energjetike gati 2 vite më parë, por deri më tani ato nuk janë vënë në punë. Ndërkohë që, KESH ka deklaruar se pas testimit të tyre do të vendoset nëse do të merren në dorëzim dhe do të nisë pagesa e qirasë sipas kontratës.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Rritja e sigurisë në rrugë - ARRSH, 83.3 mln lekë tender për eleminimin e pikave të zeza
83.3 mln lekë është vlera e një procedure prokurimi publik, që pritet të hapet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për eleminimin e pikave të zeza në rrugë. Ende......

Rritet çmimi i energjisë elektrike në Kosovë - Fatura për një familje prej 2 anëtarësh deri në 200 euro
Faturat e energjisë elektrike në Kosovë mund të shtrenjtohen... edhe këtë vit. Qytetarët shprehin shqetësimin e tyre duke thënë se kjo do të nënkuptonte më......

Çfarë punonjësish kërkohen më shumë në Shqipëri? - Qytetet bregdetare vijojnë në “krizë” për kamarierë
Teksa sezonit turistik veror po afron, strukturat akomoduese si dhe subjektet turistike po përgatiten për infrastrukturën në sektorin e shërbimeve. Qeveria......

Publikohet tenderi për qendrat italiane të emigrantëve në Shqipëri - Roma do të shpenzojë 34 milionë euro në vit në tre qendra të tilla
Departamenti i Prefektit të Romës ka publikuar njoftimin për tenderat për tre qendra italiane të emigrantëve në Shqipëri, sipas marrëveshjejes së arritur nga......

Si ndryshoi harta e importeve me krizën? - Italia mbetet partneri i parë i Shqipërisë, Koreja e Jugut futet në "top 10"
Të dhënat nga "Instituti i Statistikave" në lidhje me shkëmbimet tregtare gjatë muajit shkurt të vitit 2024, sa i përket importeve, tregojnë se dy vendet e......

Projekt 4.2 mln euro për trasformimin e burgut të Spaçit - Plani: Krijohet Fondacion. Ndërtohet një muze i ri
Ministria e Kulturës ka prezantuar për konsultim publik draft-planin e menaxhimit të ish burgut të Spaçit. Ish-burgu dhe kampi i punës së detyruar i Spaçit......

Pse India po heq dorë nga nafta ruse? - Cisternat e kompanisë ruse Sovcomflot në shënjestër të sanksioneve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar sanksionet ndaj eksporteve ruse të naftës, veçanërisht duke synuar cisternat nga Sovcomflot PJSC, kompania......

Karburantet: Rritje rekord të çmimeve të benzinës - Ato të naftës në nivelin më të lartë në 4 muajt e fundit
Pasi ranë nga niveli i tyre rekord prej pak më shumë se 5 dollarë për galon që është e barabartë me 3.7 litra, në qershor 2022, çmimet e benzinës janë sërish......