Shqipëria Postuar më 25 Mars 2024, 14:09

Çfarë punonjësish kërkohen më shumë në Shqipëri? - Qytetet bregdetare vijojnë në “krizë” për kamarierë

Nga SCAN TV
Çfarë punonjësish kërkohen më shumë në

Teksa sezonit turistik veror po afron, strukturat akomoduese si dhe subjektet turistike po përgatiten për infrastrukturën në sektorin e shërbimeve.

Qeveria shqiptare ka lobuar për të tërhequr sa më shumë turistë të huaj, për të arritur shifrën e 15 milion turistëve që të vizitojnë Shqipërinë, por nga ana tjetër strukturat akomoduese duket se nuk janë të forcuar përsa i përket strukturave të shërbimit.

Referuar publikimeve në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, në dy javët e fundit, qytetet bregdetare kanë shtuar kërkesën për stafet e shërbimit, e ku kryesojnë kamerierët.

Sipas renditjes në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, qytetet si Durrësi, Vlora dhe Saranda kanë listimet më të shumta duke arritur në 30 ofrime pune në pozicionin e kamerierit në bare si dhe restorante.

Pavarësisht se mund të jetë një ndër punët që shumë pak është e preferuar nga të rinjtë, mungesa e punonjësve ka sjellë rezultatet që pagat të arrijnë deri në një milionë lekë.

Puna sezonale në Shqipëri kryesisht kërkohet në sektorin e shërbimit, në bare dhe restorante por pavarësisht se në këtë sektor u punësuan punonjës të huaj në sezonin e kaluar, rezultatet nuk ishin të njëjta pasi nuk ofronin standardin e duhur për pushuesit.

Diamila Leka/ SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat