Europa Postuar më 25 Mars 2024, 10:33

Cili vend do të ‘rrisë’ më pak bitcoin dhe më shumë misër - “Më shumë nevojë për siguri ushqimore në një botë armiqësore”

Nga SCAN TV
Cili vend do të ‘rrisë’ më pak bitcoin dhe më

Islanda planifikon t'i japë përparësi sigurisë ushqimore mbi fitimin ekonomik, mbjelljen e misrit dhe sanksionim të minatorëve të bitcoin, ndërsa kombi ishull përpiqet të sigurojë më shumë vetë-mjaftueshmëri në një botë armiqësore.

Kryeministrja Katrín Jakobsdóttir tha për Financial Times se protestat e fundit nga fermerët në Europë dhe ndërprerjet e zinxhirëve të tregtisë dërguan një mesazh se vendi i saj duhet të reduktojë menjëherë varësinë e tij nga importet.

Vendimi i saj për sigurinë ushqimore, kombinohet me një përpjekje për të frenuar minatorët e etur për energji për të prodhuar bitcoin, të cilët e kanë kthyer ishullin në një strehë qendrash të dhënash.

Energjia elektrike e rinovueshme e vlefshme duhet të rialokohet nga qendrat e të dhënave në shtëpi dhe industri të tjera, shtoi Jakobsdóttir, duke thënë se prioriteti i saj janë nevojat për energji të 375.000 qytetarëve të Islandës.

Një propozim i ri për të rritur energjinë e erës do t'i japë 'përparësi' industrive të gjelbra për të arritur neutralitetin e karbonit. Bitcoin dhe kriptovalutat, të cilat përdorin shumë energjinë e ishullit, nuk janë pjesë e këtij projekti.

Energjia hidrike e lirë dhe e bollshme ka tërhequr qendrat e të dhënave me energji intensive dhe minatorët e bitcoin në rajonin e Arktikut. Dhjetra minatorë të kriptomonedhave konsumojnë 120 MË energji elektrike, më shumë se familjet e vendit, sipas firmës kërkimore Luxor.

Por mungesat e energjisë gjatë dimrit i detyruan fabrikat islandeze të përpunimit të peshkut t'u drejtohen gjeneratorëve të naftës për nevojat e tyre energjetike.

Aktualisht ka shumë shqetësim për sigurinë ushqimore në Europë, pasi eksportuesit kryesorë bujqësorë si Franca dhe Holanda përpiqen të gjejnë mënyra për të balancuar prodhimin e ushqimit me nevojën për të përmbushur objektivat e ashpra klimatike të BE-së.

Islanda, ku drita e kufizuar e ditës dhe temperaturat e ftohta pengojnë të korrat dhe prodhimin bujqësor, po prezanton një sistem të ri financimi të fermave për të rritur prodhimin. Vendi prodhon shumicën e produkteve shtazore që konsumon, por vetëm 1% të drithërave dhe 43% të perimeve. Vetëm rreth një e pesta e vendit përdoret për prodhim bujqësor, sipas Bankës Botërore.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 25 Mars

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Monedha europiane duket se vijon rënien e saj edhe këtë fillim jave duke u blerë sot me 102.6 lekë dhe duke u shitur me 103.4 lekë në raport me javën që lamë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat