Europa Postuar më 25 Mars 2024, 09:41

Tregu grek i hapësirës, magnet për kompanitë e huaja - “Open Cosmos” investime deri në 20 milionë euro

Nga SCAN TV
Tregu grek i hapësirës, magnet për kompanitë e huaja -

Greqia ka hyrë në radarin e kompanive të huaja që zhvillojnë aplikacione hapësinore. Shkaku kryesor është projekti prej 60 milionë eurosh për të zhvilluar një grup mikrosatelitësh për vëzhgimin e tokës, tenderi i të cilit tërhoqi tetë konsorciume lojtarësh grekë dhe të huaj, si ‘Thales’ i Francës dhe ‘OHB’ i Gjermanisë. Një nga aplikimet në konkursin për mikrosatelitët grekë erdhi nga ‘Open Cosmos’ që ka zyra në Britaninë e Madhe, Spanjë dhe Portugali. Ajo është aktive në analizimin e të dhënave satelitore të cilat janë të dobishme për luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe tranzicionit të gjelbër.

Kompania bie në sy sepse raundi i dytë i financimit që realizoi, në shtator 2023, duke mbledhur rreth 46 milionë euro, mbante “vulën” greke. Investitorët e Open Cosmos përfshijnë Ireon Ventures, që është krahu Venture Capital i Motor Oil Hellas. Menaxhmenti i grupit të energjisë po zbaton, me horizont 2030, një program transformimi energjetik prej 4 miliardë eurosh që përfshin forcimin e investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë dhe zhvillimin e pikave të karikimit të automjeteve elektrike.

Njëkohësisht promovon projektin IRIS, të cilin ka zgjedhur ta financojë me 127 milionë euro Fondi i Inovacionit, për ‘sekuestrimin’ e dioksidit të karbonit nga njësia e prodhimit të hidrogjenit të rafinerisë Motor Oil. Transformimi i gjelbër i Motor Oil shkon paralelisht me aktivitetin e ‘Open Cosmos’, e cila prodhon satelitët e vëzhgimit orbital dhe përmes platformës që ka zhvilluar, analizon të dhënat satelitore në lidhje me temperaturën e planetit, nivelin e oqeaneve, duke regjistruar 54 variabla klimatike, si p.sh. gazrat serë, ozoni etj,.

Kompania pretendon projektin e ndërtimit të mikrosatelitëve grekë, por pavarësisht rezultatit të tenderit, po nis investime prej 20 milionë eurosh në tregun grek. CEO i kompanisë u shpreh se ekosistemi hapësinor grek tregon perspektiva të mëdha. Për këtë arsye në Greqi po planifikohen 20 rekrutime. Teknologjia e zhvilluar në vitet e fundit mund të prodhojë rezultate për përdoruesit përfundimtarë. Teknologjia hapësinore kontribuon ndjeshëm në miratimin e veprimeve të nevojshme për t'u përballur me fatkeqësitë natyror.

Kompania përdor analizën e të dhënave për tre fusha. Ndryshimi i klimës nëpërmjet kontrollit, për shembull, cilësisë së ujit dhe shkretëtirës. Vëzhgimi i tokës që ofron të dhëna të vlefshme për burimet e rinovueshme të energjisë dhe nevojat për mirëmbajtje të objekteve të BRE-ve dhe infrastrukturave kritike që përbëjnë sektorin e tretë ku kompania investon.

Grupimi i mikrosatelitëve grekë do të ofrojë të dhëna dhe shërbime me vlerë të shtuar horizontalisht për organet publike greke, të tilla si, për shembull, Ministritë e Mjedisit dhe Energjisë, Krizës Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Transportit. Të dhënat satelitore dhe produktet që rezultojnë nga përpunimi i tyre do të mbështesin përpjekjet e Greqisë për të monitoruar vazhdimisht mjedisin, për të regjistruar ndryshimet me kalimin e kohës dhe për t'u marrë me ndryshimet klimatike.

Dorina Kurtaj /SCAN

Shqipëria 25 Mars

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Monedha europiane duket se vijon rënien e saj edhe këtë fillim jave duke u blerë sot me 102.6 lekë dhe duke u shitur me 103.4 lekë në raport me javën që lamë......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......