Projekt 4.2 mln euro për trasformimin e burgut të Spaçit - Plani: Krijohet Fondacion. Ndërtohet një muze i ri

Ministria e Kulturës ka prezantuar për konsultim publik draft-planin e menaxhimit të ish burgut të Spaçit. Ish-burgu dhe kampi i punës së detyruar i Spaçit është vendi më simbolik i kujtesës së mizorisë së regjimit komunist në Shqipëri dhe i vetmi që mbrohet si monument kulture. Aktualisht, gjendja e këtij monumenti është alarmante pasi ka degraduar, ndaj edhe plani propozon zbatimin urgjent të masave të shtuara të ruajtjes së tij.
Pas shqyrtimit të hollësishëm të skenarëve të mundshëm të menaxhimit, doli se modeli i menaxhimit që përshtatet më mirë në aspektin e qëndrueshmërisë dhe funksionalitetit është ai i një Fondacioni të krijuar nga një institucion i specializuar për trashëgiminë kulturore që mund të jetë Fondacioni për kujtesën e rezistencës në Spaç.
Organi themelues do të jetë vetë Ministria e Kulturës. Menaxhimi i pasurisë kulturore do t'i transferohet fondacionit të krijuar për këtë qëllim, i cili do të administrojë, ruajë, mbrojë pasurinë, rregullojë aksesin dhe shërbimet për publikun dhe promovojë pasuritë kulturore dhe veprimtaritë studimore dhe kërkimore sipas ligjit.
Në total, draft-strategjia parashikon jo vetëm rikonstruksionin e plotë, por edhe kthimin e tij kompleks muzeor që do të përfshihet në mënyrë strategjike në rrugë dhe itinerare që përfshijnë rrjete muzeumesh dhe vendesh memorie me tema të ngjashme që lidhen me shtypjen dhe persekutimin politik. Në nivel kombëtar, ai do të përafrohet strategjikisht me muzetë e tjerë të ngjashëm të përkushtuar për ruajtjen e kujtesës së komunizmit.
Po ashtu, parashikohet ndërtimi i një muzeu të posaçëm; Muzeut të Burgut dhe Kampit të Punës së Detyrueshme, i cili do të vendoset në fshatin Reps në fund të luginës, duke ofruar akses më të madh për të gjitha llojet e vizitorëve dhe hapësirë të bollshme parkimi. Muzeu me sitin do të lidhen me shërbim autobusi. Në total, I gjithë projekti parashikohet të ketë një kosto 4.2 milionë euro.
SCAN
Sondazh

Pse India po heq dorë nga nafta ruse? - Cisternat e kompanisë ruse Sovcomflot në shënjestër të sanksioneve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar sanksionet ndaj eksporteve ruse të naftës, veçanërisht duke synuar cisternat nga Sovcomflot PJSC, kompania......

Karburantet: Rritje rekord të çmimeve të benzinës - Ato të naftës në nivelin më të lartë në 4 muajt e fundit
Pasi ranë nga niveli i tyre rekord prej pak më shumë se 5 dollarë për galon që është e barabartë me 3.7 litra, në qershor 2022, çmimet e benzinës janë sërish......

Cili vend do të ‘rrisë’ më pak bitcoin dhe më shumë misër - “Më shumë nevojë për siguri ushqimore në një botë armiqësore”
Islanda planifikon t'i japë përparësi sigurisë ushqimore mbi fitimin ekonomik, mbjelljen e misrit dhe sanksionim të minatorëve të bitcoin, ndërsa kombi ishull......

Grevat paralizojnë Gjermaninë - Tremujori i parë i 2024-ës, më shumë greva se në 25 vitet e fundit
Grevat njëmujore mund të jenë të zakonshme në Spanjë, Belgjikë apo Francë, ku protestat e punëtorëve janë si një sport kombëtar, por Gjermania krenohet me......

Banka Botërore: Reforma të reja për të tërhequr investitorë privatë në vendet në zhvillim!
Banka Botërore do të publikojë më shumë nga të dhënat e saj pronësore, duke përfshirë mospagimin e borxhit, duke filluar nga java e ardhshme si pjesë e një......

Franca ngre alarmin për terror në nivelin më të lartë!
Qeveria franceze po ngre në nivelin më të lartë paralajmërimin e alarmit për terrorizëm pas të shtënave në Moskë, tha të dielën kryeministri Gabriel Attal pas......

Turqia po kryen shpime të reja - Eksplorime në tre zona të rëndësishme në Detin e Zi
Shumë e varur nga importet për nevojat e saj energjetike, Turqia shton ndjeshëm përpjekjet në kërkimin e hidrokarbureve dhe tashmë po zhvillon fushën e gazit......

Tregu grek i hapësirës, magnet për kompanitë e huaja - “Open Cosmos” investime deri në 20 milionë euro
Greqia ka hyrë në radarin e kompanive të huaja që zhvillojnë aplikacione hapësinore. Shkaku kryesor është projekti prej 60 milionë eurosh për të zhvilluar një......