Si ndryshoi harta e importeve me krizën? - Italia mbetet partneri i parë i Shqipërisë, Koreja e Jugut futet në "top 10"

Të dhënat nga "Instituti i Statistikave" në lidhje me shkëmbimet tregtare gjatë muajit shkurt të vitit 2024, sa i përket importeve, tregojnë se dy vendet e para që kryesojnë listën kanë mbetur të pandryshuara. Italia vijon të mbajë vendin e parë me 20.6% të totalit të importeve në vendin tonë. Krahasuar me shkurtin e vitit 2023 pesha e importeve fiksohej në 24.1% duke reflektuar kështu një rënie të konsiderueshme.
Në vend të dytë si vendi me peshën më të madhe të mallrave të importuara në Shqipëri konfirmohet Turqia me 16.9% të totalit, nga rreth 11.1% që peshonte ky shtet në importet e vendit në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Ndërkohë, Kina ka humbur një pozicion duke u renditur në vendin e tretë me 7.8% të totalit të peshës së importeve nga 11.6% që zinte një vit më parë.
Nga ana tjetër, vazhdojnë të ruajnë të njëjtat pozicione shtetet si Gjermania, Greqia, India dhe Serbia të cilat renditen përkatësisht në vendin e 5-të, 6-të dhe 7-të. Konkretisht, pesha që zënë këto shtete në importet totale në vendin tonë është 7.7%, 7.5%, 3% dhe 2.2%
‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesi kanë ndryshuar importet me vendet partnere këtë herë jo vetëm në terma vjetorë, por edhe gjatë 4 vjeçarit të fundit për të kuptuar efektet e krizës.
Nëse e krahasojmë situatën e shkëmbimeve tregtare me periudhën e krizës, që përkon me vitin 2021, vëmë re se Italia dhe Turqia janë renditur si dy vendet që zënë peshën më të madhe të importeve dhe pas tyre renditet Gjermania, Kina dhe Greqia që janë këmbyer me njëra tjetrën ndër vite herë duke humbur pozicione e herë duke fituar.
Pas pesë vendeve kryesore, shifrat tregojnë për një rënie të konsiderueshme të importeve nga Polonia, e cila në vitin 2023 gëzonte vendin e tetë dhe këtë vit ky shtet mbyll klasifikimin e 10 vendeve kryesore, duke u vendosur e fundit në renditje.
Ndërkohë, vendet si Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë vetëm 2% dhe 2.1% të importeve totale. Krahasuar me vitin 2021, pra periudhën para krizës së çmimeve, shohim se në muajin shkurt të vitit aktual kemi Korenë e Jugut si një ndër dhjetë partnerët kryesorë tregtarë.
Në përfundim të analizës konkludojmë se përgjithësisht pesha e importeve të partnerëve kryesorë është tkurrur nga viti në vit duke lejuar hyrjen e partnerëve të rinj.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Projekt 4.2 mln euro për trasformimin e burgut të Spaçit - Plani: Krijohet Fondacion. Ndërtohet një muze i ri
Ministria e Kulturës ka prezantuar për konsultim publik draft-planin e menaxhimit të ish burgut të Spaçit. Ish-burgu dhe kampi i punës së detyruar i Spaçit......

Pse India po heq dorë nga nafta ruse? - Cisternat e kompanisë ruse Sovcomflot në shënjestër të sanksioneve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar sanksionet ndaj eksporteve ruse të naftës, veçanërisht duke synuar cisternat nga Sovcomflot PJSC, kompania......

Karburantet: Rritje rekord të çmimeve të benzinës - Ato të naftës në nivelin më të lartë në 4 muajt e fundit
Pasi ranë nga niveli i tyre rekord prej pak më shumë se 5 dollarë për galon që është e barabartë me 3.7 litra, në qershor 2022, çmimet e benzinës janë sërish......

Cili vend do të ‘rrisë’ më pak bitcoin dhe më shumë misër - “Më shumë nevojë për siguri ushqimore në një botë armiqësore”
Islanda planifikon t'i japë përparësi sigurisë ushqimore mbi fitimin ekonomik, mbjelljen e misrit dhe sanksionim të minatorëve të bitcoin, ndërsa kombi ishull......

Grevat paralizojnë Gjermaninë - Tremujori i parë i 2024-ës, më shumë greva se në 25 vitet e fundit
Grevat njëmujore mund të jenë të zakonshme në Spanjë, Belgjikë apo Francë, ku protestat e punëtorëve janë si një sport kombëtar, por Gjermania krenohet me......

Banka Botërore: Reforma të reja për të tërhequr investitorë privatë në vendet në zhvillim!
Banka Botërore do të publikojë më shumë nga të dhënat e saj pronësore, duke përfshirë mospagimin e borxhit, duke filluar nga java e ardhshme si pjesë e një......

Franca ngre alarmin për terror në nivelin më të lartë!
Qeveria franceze po ngre në nivelin më të lartë paralajmërimin e alarmit për terrorizëm pas të shtënave në Moskë, tha të dielën kryeministri Gabriel Attal pas......

Turqia po kryen shpime të reja - Eksplorime në tre zona të rëndësishme në Detin e Zi
Shumë e varur nga importet për nevojat e saj energjetike, Turqia shton ndjeshëm përpjekjet në kërkimin e hidrokarbureve dhe tashmë po zhvillon fushën e gazit......