Shqipëria Postuar më 25 Mars 2024, 14:07

Publikohet tenderi për qendrat italiane të emigrantëve në Shqipëri - Roma do të shpenzojë 34 milionë euro në vit në tre qendra të tilla

Nga SCAN TV
Publikohet tenderi për qendrat italiane të emigrantëve në

Departamenti i Prefektit të Romës ka publikuar njoftimin për tenderat për tre qendra italiane të emigrantëve në Shqipëri, sipas marrëveshjejes së arritur nga Roma dhe Tirana vitin e kaluar.

Njoftimi i referohej dy qendrave të pritjes të migrantëve dhe një qendre për mbajtjen e emigrantëve në pritje të riatdhesimit për një shpenzim total prej gati 34 milionë euro në vit. Qendrat do të jenë funksionale brenda datës 20 maj të këtij viti.

Marrëveshja, e nënshkruar nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe homologu i saj shqiptar Edi Rama në Romë në nëntor, parashikon pritjen dhe e deri në 3.000 emigrantëve dhe refugjatëve të shpëtuar nga anijet italiane në muajt e fundit.

Njerëzit me nevoja të veçanta si të moshuarit, fëmijët ose gratë shtatzëna, emigrantët dhe refugjatët që janë shpëtuar nga anijet e drejtuara nga OJQ-të dhe njerëzit që zbarkojnë drejtpërdrejt në tokën italiane përjashtohen nga kjo marrëveshje.

Që nga marrja e detyrës në vjeshtën e vitit 2022, qeveria Meloni ka kontaktuar vendet e treta në një përpjekje për të frenuar emigrimin e paligjshëm nga deti drejt Italisë, i cili në vitin 2023 u rrit me rreth 50% krahasuar me një vit më parë. Disa vende të tjera të Bashkimit Europian janë shprehur se ky është një model që mund të ndiqet dhe nga ato.

Dorina Kurtaj /SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......