Shqipëria Postuar më 25 Mars 2024, 15:24

Muaji shkurt solli 55% më shumë të huaj se vjet - INSTAT: Dominojnë turistët nga Europa Jugore

Nga SCAN TV
Muaji shkurt solli 55% më shumë të huaj se vjet - INSTAT:

Të dhënat nga INSTAT flasin për afërsisht 480 mijë të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë përgjatë muajit shkurt të këtij viti, duke shënuar një rritje me 55%, krahasuar më një vit më parë. Kjo shifër padyshim që reflekton një fillim të mbarë të vitit sa i përket ecurisë së turizmit.

Ndëkohë, gjithsej numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në vendin tonë arriti në rreth 981 mijë. Në shkurt të këtij viti, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është në rreth 500 mijë. Pra, nga të dhënat shohim se përgjatë shkurtit më shumë kanë hyrë shqiptarë se të huaj. Numri i hyrjeve gjithej u rrit me 41%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për periudhën janar-shkurt të vitit 2024, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar janë rreth 1.5 mln. Ky tregues rezulton me një rritje prej 31.6%.

Por sa është numri i shqiptarëve që dolën nga territori i shqipërisë për muajin shkurt të vitit aktual? Referuar shifrave numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria është rreth 507 mijë, duke u rritur me 30%, krahasuar me vitin e mëparshëm. Ndërkohë, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë janë rreth 1 milion, duke shënuar një rritje me 44.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Shkurt 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 459,700 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore, përkatësisht me 8,147 dhe 2,979 shtetas. Pra, edhe në këtë muaj rajoni që vizitoi më shumë vendin tonë ishte rajoni i Europës, kryesisht dominuan hyrjet nga Europa Jugore dhe Perëndimore.

Sa i përket hyrjeve të shtetasve të huaj sipas qëllimit shohim se vizitat për qëllime personale dhe kryesisht ato për pushime dominojnë. Vizitat për pushime u rritën me 56%, krahasuar me vitin 2023. Ndërkohë, vizitat për qëllime fetare paraqiten më rënie me 18.9% në shkurt të vitit 2024, krahasuar me një vit më parë.

Xhorxhina Deda/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......