Shqipëria Postuar më 25 Mars 2024, 15:23

BERZH, financim në energjinë e rinovueshme dhe turizëm - Takimi me Guverantorin Sejko, konfirmohet mbështetja për projekte të reja

Nga SCAN TV
BERZH, financim në energjinë e rinovueshme dhe turizëm - Takimi

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të vijojë mbështetjen financiare për Shqipërinë, veçanërisht për zhvillimin e energjisë së rinovueshme dhe të sektorëve të turizmit dhe bujqësisë, së bashku me BE-në dhe partnerë të tjerë.  Konfirmimi është dhënë në një takim të zhvilluar midis Guvernatori të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe përfaqësuesve të (BERZH) kryesuar nga Piotr Jacek Szpunar, Drejtor rajonal për Shqipërinë, si dhe Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri.

Në takim është vendosur fokusi në nevojat që ka vendi ynë për financim dhe mbështetjen e BERZH në këtë drejtim, ku një shembull i mirë është konsideruar lehtësimi i financimit të ekonomisë së gjelbër, përmes të cilit BERZH-i ka mbështetur kreditimin e bankave për sektorin rezidencial për investime në përmirësimin e eficiencës së energjisë.

Palët kanë diskutuar lidhur edhe me kursin e këmbimit në Shqipëri, situatë për të cilën, përfaqësuesit e BERZH  janë shprehur se forcimi i kursit të këmbimit është në linjë me rritjen e eksporteve dhe përmirësimet strukturore në balancat e jashtme të ekonomisë shqiptare. Në këtë kontekst, ata theksuan përfitimet që ka ekonomia shqiptare nga regjimi i lirë i kursit të këmbimit.

Përfaqësuesit e BERZH-it vlerësuan bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë, si një partner serioz që ka dhënë një vlerë të shtuar për zbatimin e suksesshëm të projekteve të tyre në fushën bankare dhe u shprehën të gatshëm të vijojnë bashkëpunimin në fusha si mbikëqyrja bankare, ndërhyrja e jashtëzakonshme dhe operacionet monetare.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat