Projektudhëzimi/ Si të shmanget tatimi i dyfishtë? - Rezidentët në dy shtete të ndryshme tatohen dy herë

Është hedhur për konsultim publik projektudhëzimi “Për zbatimin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimit të evazionit fiskal”.
Referuar këtij projektudhëzimi theksohet se marrëveshjet për shmangien e tatimit të dyfishtë, lejojnë eliminimin e tatimit të dyfishtë duke përcaktuar se cili nga shtetet ka të drejtë të tatojë disa të ardhura të një entiteti apo personi fizik, ose duke e ndarë këtë të drejtë midis dy shteteve, por pa rënduar tatimpaguesit me tatim të dyfishtë.
Marrëveshje të tilla kanë si synim shmangien e evazionit fiskal nëpërmjet shkëmbimit të informacionit për të gjithë personat fizikë apo entitetet që ushtrojnë aktivitet në dyja shtetet.
Ndërkohë referuar dispozitave të marrëveshjeve synohet eliminimi i tatimit të dyfishtë duke përcaktuar se cili nga shtetet kontraktuese ka të drejtën për të tatuar apo të ndajnë këtë të drejtë ndërmjet të dyja shteteve, duke i akorduar njё tarifё tatimi tё reduktuar njёrit tatim, të cilin shteti tjetёr e njeh duke lejuar kreditimin e tij, apo duke e pёrjashtuar tё ardhurёn nga tatimi nё shtetin tjetёr.
Ndërsa sipas projektudhëzimit, parimi I rezidencës fokusohet tek tatimpaguesi I cili nëse konsiderohet resident në një shtet duhet të deklarojë dhe të tatohet në atë shtet për të ardhurat globale.
Por për atë individ i cili nuk është rezident për qëllime tatimore në Shqipëri, por që ka aktivitete me rezidentë tatimorë shqiptarë, sipas legjislacionit mund t’i lindin detyrime tatimore të pagueshme në Shqipëri.
Por kur mund të kemi tatim të dyfishtë?
Individët mund të tatohen kur kemi të njëjtat të ardhura të fituara nga i njëjti person, pra njëherë një vendin ku realizohen të ardhurat dhe njëherë në vendin ku tatimpaguesi ka rezidencën. Ndërkohë tatimi i dyfishtë do të mund të lind edhe në kushtet kur një person fizik konsiderohet resident në të dy shtetet dhe I nënshtrohet detyrimit të plotë tatimor në të dyja shtetet.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Pas Ksamilit, edhe Saranda futet në rikonstruksion para sezonit turistik - Tender për rikualifikimin e rrugëve të brendshme të qytetit bregdetar
Bashkitë po bëhen gati për çeljen e sezonit turistik. Pas shpalljes së tenderit nga Agjencia e Bregdetit, për pastrimin e plazheve, bashkitë bregdetare kanë......

Muaji shkurt solli 55% më shumë të huaj se vjet - INSTAT: Dominojnë turistët nga Europa Jugore
Të dhënat nga INSTAT flasin për afërsisht 480 mijë të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë përgjatë muajit shkurt të këtij viti, duke shënuar një rritje me......

BERZH, financim në energjinë e rinovueshme dhe turizëm - Takimi me Guverantorin Sejko, konfirmohet mbështetja për projekte të reja
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të vijojë mbështetjen financiare për Shqipërinë, veçanërisht për zhvillimin e energjisë së rinovueshme......

Sigurohet karburanti për TEC-et lundrues - KESH finalizon tenderin, i hapet rruga testimit të impianteve
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka përzgjedhur kompaninë që do të kryejë furnizimin me karburant për testimin e TEC-eve lundrues që ndodhen në Vlorë.......

Rritja e sigurisë në rrugë - ARRSH, 83.3 mln lekë tender për eleminimin e pikave të zeza
83.3 mln lekë është vlera e një procedure prokurimi publik, që pritet të hapet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për eleminimin e pikave të zeza në rrugë. Ende......

Rritet çmimi i energjisë elektrike në Kosovë - Fatura për një familje prej 2 anëtarësh deri në 200 euro
Faturat e energjisë elektrike në Kosovë mund të shtrenjtohen... edhe këtë vit. Qytetarët shprehin shqetësimin e tyre duke thënë se kjo do të nënkuptonte më......

Çfarë punonjësish kërkohen më shumë në Shqipëri? - Qytetet bregdetare vijojnë në “krizë” për kamarierë
Teksa sezonit turistik veror po afron, strukturat akomoduese si dhe subjektet turistike po përgatiten për infrastrukturën në sektorin e shërbimeve. Qeveria......

Publikohet tenderi për qendrat italiane të emigrantëve në Shqipëri - Roma do të shpenzojë 34 milionë euro në vit në tre qendra të tilla
Departamenti i Prefektit të Romës ka publikuar njoftimin për tenderat për tre qendra italiane të emigrantëve në Shqipëri, sipas marrëveshjejes së arritur nga......