Shqipëria Postuar më 25 Mars 2024, 19:26

Targeti i 2024 për uljen e humbjeve teknike të energjisë, Balluku: Investime për nënstacione të integruara. Pas OST, radha e OSSH

Nga SCAN TV
Targeti i 2024 për uljen e humbjeve teknike të energjisë,

Zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar nënstacionin e Kuçovës, ku pajisjet e vjetra të viteve ’50-’60 janë zëvëndësuar dhe janë instaluar panele të reja të komandimit dhe mbrojtjes. Në një postim në rrjetet sociale, Balluku shprehet se “nënstacionet e integruara janë tashmë çelësi i suksesit përsa i përket investimeve në kapacitetet e energjisë elektrike”. Balluku paralajmëron ndërhyrje të mëtejshme në rrjet, për të arritur objektivin e vendosur nga Ministria që ajo drejton, që niveli I humbjeve teknike të arrijë në fund të vitit në nivelin 17.96 %.

Nënstacionet e integruara janë tashmë çelësi i suksesit përsa i përket investimeve në kapacitetet e energjisë elektrike. Kështu është edhe rasti i nënstacionit të Kuçovës ku OST ka investuar duke përmirësuar parametrat teknikë, si dhe rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Pajisjet e vjetra, të cilat ishin prodhime të viteve ’50 - ’60, janë zëvendësuar dhe janë instaluar panele të reja të komandimit dhe mbrojtjes.

Tashmë është radha e OSSH për të vijuar me investimet në këtë nënstacion, për të arritur parametrat e kërkuar edhe për uljen e humbjeve, që në 31 dhjetor të vitit 2024, duhet të kapin targetin e vendosur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë prej 17.96% humbje teknike” shkruan ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në faqen zyrtare në Facebook.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......