Valutat kryesore sërish në 'të kuqe' – Dobësohen ndjeshëm Dollari, Franga dhe Paundi!

Dollari amerikan ka regjistruar sërish zbritje të ndjeshme të kuotës pas një rikuperimi të lehtë që pati ditën e hënë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 97.9 lekë dhe duke u shitur me 99 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane vijon paqëndrueshmërinë e saj duke pësuar sërish një zbritje të lehtë të kuotës teksa është blerë mëngjesin e kësaj të marte me 107.1 lekë dhe është shitur me 108 lekë në raport me dje.
Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar rënie të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë me 108.7 lekë dhe është shitur me 110 lekë duke vijuar edhe ajo të mos jetë shume konstante këtë periudhë.
Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai referuar tregut të brendshëm valutor ka humbur pikë ditën e sotme teksa blihet sot me 124.9 lekë dhe shitet me 126 lekë në raport me një ditë më parë.
SCAN
Sondazh

Rikuperimi i euros zgjat vetëm një javë, bie përsëri - E mbylli fundjavën në kuotën mesatare 108.19, por u “zgjua” të hënën 107.97 lekë
Ka zgjatur vetëm pesë ditë ringritja e euros në raport me lekun. Dita e parë e kësaj jave ka rikthyer nënçmimin në Shqipëri të monedhës evropiane, trend që ka......

Detyrimet për konsumatorët e mëdhenj të energjisë - Agjencia e Eficiencës: Brenda gushtit të dorëzojnë planet për kursimin e energjisë
Brenda muajit gusht, konsumatorët e mëdhënj të energjisë do të duhet të dorëzojnë Raportet e Auditimit të Energjise dhe Planet e Veprimit për Zbatimin e Masave......

Harta e naftës falas në bujqësi - Fieri “më punëtori”, cilat janë qarqet që përfituan më shumë dhe më pak
19.412 fermerë në të gjithë vendin janë përfitues të naftës falas për punime të mekanizuara në bujqësi. Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor po vijojnë......

‘Mishmashi’ i gjykatave, njoftimet për qytetarët me email-e. Nëse pala e interesuar nuk konfirmon marrjen brenda 5 ditësh, njoftimi konsiderohet i kryer
Ndërsa sistemi gjyqësor gjendet në një ‘mishmash’ të plotë për shkak të reduktimit të gjykatave në rrethe, Qeveria ka vendosur t’i drejtohet emaileve për të......

Si do të funksionojë legalizimi i kanabisit në Shqipëri? - Jo më shumë se 200 hektarë kultivim. Agjencia krijohet brenda 3 muajve
Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e fundit vendimin për legalizimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Vendimi......

Ndryshon gjeografia e turistëve në Shqipëri - Besnik Vathi: Pritet te vijnë nga vendet skandinave
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama inaguroi hyrjen e re të një tjetër kompanie low coast. Për kreun e Tur-Operatorëve në shqipëri Besnik Vathi, kjo do......

Monitorimi i aktivitetit minerar - KLSH: Duhen inspektime. Zotëruesit e licencave nuk kanë paraqitur planet vjetore
Mbikëqyrja dhe monitorimi i aktivitetit minerar jo vetëm që nuk ushtrohet i plotë dhe 2 herë në vit, por për shumë subjekte nuk është kryer asnjë kontroll apo......

Georgieva: FMN mbështet vendosjen e masave kufizuese ekonomike në BE!
Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, ka paralajmëruar se eurozona po shikon një periudhë të zgjatur të inflacionit të......