Rikuperimi i euros zgjat vetëm një javë, bie përsëri - E mbylli fundjavën në kuotën mesatare 108.19, por u “zgjua” të hënën 107.97 lekë

Ka zgjatur vetëm pesë ditë ringritja e euros në raport me lekun. Dita e parë e kësaj jave ka rikthyer nënçmimin në Shqipëri të monedhës evropiane, trend që ka vijuar i pandërprerë që prej vitit të shkuar. Pasi preku më datë 9 qershor mesataren e saj më të ulët në tregun shqiptar, prej 105.6 lekësh, euro nisi një rritje të qëndrueshme përgjatë gjithë javës së shkuar për t’u ngritur në 108.19 lekë të premten.
Por rikuperimi mbaroi me fundjavën, pasi të hënën Banka e Shqipërisë raportoi se kursi mesatar i këmbimit të euro ra në 107.97 lekë. Ekspertët e këmbimit valutor të pyetur nga Scan Televizion e lidhën këtë rënie të menjeherëshme me flukset e larta të turistëve që mbushën plazhet gjatë fundjavës që sapo lamë pas. Sipas tyre, flukset që priten në rritje javët e ardhëshme me afrimin e kulmit të sezonit pritet të shtojnë tendencën mbiçmuese të lekut.
Nga ana tjetër ata nuk shohin ndryshim domethënës të atyre faktorëve, që të paktën zyrtarisht, kanë bërë që në tregun financiar shqiptar të qarkullojë një volum shumë i lartë eurosh. Ato lidhen me prurjet e larta në valutë nga eksportet, nga turizmi, nga remitancat si dhe nga investimet e huaja direkte, ku përfshihen edhe investimet e jorezidentëve në pasuri të paluajtëshme.
Banka e Shqipërisë nga ana e saj vlerëson se zhvlerësimi i euros është reflektim i ofertës se shtuar të valutës në tregun e brendshëm financiar. Ajo është diktuar nga përmirësimi i bilancit të pagesave si rrjedhojë e prurjeve të larta valutore, të cilat vlerësohet të jenë të pranishme edhe në muajt e parë të këtij viti.
Si luhatshmëria e kursit eur/lek, ashtu edhe spread-i mes çmimit të kuotuar në shitje dhe atij në blerje, kanë qenë pranë vlerave normale të tyre. Ecurinë mbiçmuese të lekut, sipas Bankës së Shqipërisë, e përkrah edhe zgjerimi i diferencës pozitive mes normës së kthimit të fondeve në lekë dhe asaj në euro në tregun vendas.
SCAN
Sondazh

Detyrimet për konsumatorët e mëdhenj të energjisë - Agjencia e Eficiencës: Brenda gushtit të dorëzojnë planet për kursimin e energjisë
Brenda muajit gusht, konsumatorët e mëdhënj të energjisë do të duhet të dorëzojnë Raportet e Auditimit të Energjise dhe Planet e Veprimit për Zbatimin e Masave......

Harta e naftës falas në bujqësi - Fieri “më punëtori”, cilat janë qarqet që përfituan më shumë dhe më pak
19.412 fermerë në të gjithë vendin janë përfitues të naftës falas për punime të mekanizuara në bujqësi. Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor po vijojnë......

‘Mishmashi’ i gjykatave, njoftimet për qytetarët me email-e. Nëse pala e interesuar nuk konfirmon marrjen brenda 5 ditësh, njoftimi konsiderohet i kryer
Ndërsa sistemi gjyqësor gjendet në një ‘mishmash’ të plotë për shkak të reduktimit të gjykatave në rrethe, Qeveria ka vendosur t’i drejtohet emaileve për të......

Si do të funksionojë legalizimi i kanabisit në Shqipëri? - Jo më shumë se 200 hektarë kultivim. Agjencia krijohet brenda 3 muajve
Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e fundit vendimin për legalizimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Vendimi......

Ndryshon gjeografia e turistëve në Shqipëri - Besnik Vathi: Pritet te vijnë nga vendet skandinave
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama inaguroi hyrjen e re të një tjetër kompanie low coast. Për kreun e Tur-Operatorëve në shqipëri Besnik Vathi, kjo do......

Monitorimi i aktivitetit minerar - KLSH: Duhen inspektime. Zotëruesit e licencave nuk kanë paraqitur planet vjetore
Mbikëqyrja dhe monitorimi i aktivitetit minerar jo vetëm që nuk ushtrohet i plotë dhe 2 herë në vit, por për shumë subjekte nuk është kryer asnjë kontroll apo......

Georgieva: FMN mbështet vendosjen e masave kufizuese ekonomike në BE!
Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, ka paralajmëruar se eurozona po shikon një periudhë të zgjatur të inflacionit të......

Renditja e Forbes për ekuilibrin punë – jetë: Kopenhagen qyteti më i mirë!
Ndërsa për disa karriera mund të jenë relativisht pa stres, mbajtja e një ekuilibri të shëndetshëm punë-jetë mund të duket e pamundur për shumë njerëz. Qasja e......