Monitorimi i aktivitetit minerar - KLSH: Duhen inspektime. Zotëruesit e licencave nuk kanë paraqitur planet vjetore

Mbikëqyrja dhe monitorimi i aktivitetit minerar jo vetëm që nuk ushtrohet i plotë dhe 2 herë në vit, por për shumë subjekte nuk është kryer asnjë kontroll apo inspektim nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, duke shkelur legjislacionin në fuqi”.
Konstatimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në bazë të auditimit të kryer gjatë vitit 2022, që gjithashtu vëren edhe një sërë problemesh të tjerë në drejtim të shfrytëzimit të burimeve minerare.
Sipas KLSH, zotëruesit e lejeve minerare nuk kanë paraqitur për miratim planin vjetor të veprimtarisë, ku të specifikohej sasia e prodhimit, shitjeve, vlera e investimeve, vlerat e garancive, në përputhje dhe të harmonizuar në kohë me të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara në lejen minerare për çdo vit.
Gjithashtu, nuk janë hartuar dhe dërguar në strukturën shtetërore përgjegjëse, informacionet tremujore dhe vjetore me treguesit mbi realizimin e prodhimit, investimeve, vlerën e produkteve të shitura, punimeve minerare të realizuara dhe gjithë operacioneve të kryera për rehabilitimin e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve minerare.
Nga ana tjetër, evidenca vjetore për veprimtarinë e aktivitetit prodhues dhe tregtar të shoqërive që zotërojnë leje shfrytëzimi minerar, nuk është plotësuar me të gjithë treguesit kryesorë të prodhimit, të shitjes, të ardhurat e realizuara dhe renta e paguar. Shkelja e këtyre detyrimeve ligjore pasohet me dëme në buxhetin e shtetit. Sipas KLSH, gjatë vitit 2022 dëmi ekonomik dhe efeketet negative për shkak të parregullsive, të shkaktuara nga institucionet publike arriti në mbi 90 mld lekë është.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Georgieva: FMN mbështet vendosjen e masave kufizuese ekonomike në BE!
Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, ka paralajmëruar se eurozona po shikon një periudhë të zgjatur të inflacionit të......

Renditja e Forbes për ekuilibrin punë – jetë: Kopenhagen qyteti më i mirë!
Ndërsa për disa karriera mund të jenë relativisht pa stres, mbajtja e një ekuilibri të shëndetshëm punë-jetë mund të duket e pamundur për shumë njerëz. Qasja e......

Punësimi, Shqipëria në fund të Europës - Më pak se 7 në 10 shqiptarë në moshë pune, punojnë
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e parë të këtij viti flisinin për një shkallë punësimi, për popullsinë 15-64 vjeç, në 67.1%. Ky......

Europa premton të punësojë refugjatët - Kompanitë kërkojnë mijëra prej tyre, kryesisht ukrainas
Kompanitë shumëkombëshe premtojnë të punësojnë mijëra refugjatë, përfshirë ukrainas që kanë ikur nga pushtimi rus, gjatë tre viteve të ardhshme në Europë. Më......

Gjermani, etiketa të reja për mishin - Do tregohet mënyra e rritjes dhe ambienti i ushqimit
Gjermania së shpejti do të prezantojë etiketa të reja në paketimet e mishit. Logot bardh’ e zi do të përdorin disa kategori për të informuar klientët në lidhje......

Greqia kërkon IT - Tregu i punës vuan mungesën e profesionistëve
Profesionet më të kërkuara, sipas tendencave që po formohen në tregun grek të punës, përfshijnë në radhë të parë profesionistët e IT-së, të ndjekur nga......

Italia sulmon ndikimin e Kinës tek Pirelli - Qeveria ndërmerr hapa për të kufizuar sferën e veprimit
Qeveria e Italisë ka ndërmarrë hapa konkretë për të kufizuar ndikimin e Sinochem të Kinës tek prodhuesi i gomave Pirelli, duke përfshirë një shumicë të......

SHBA gjithnjë e më larg Kinës - Lëvizje radikale për shkëputjen totale ekonomike
Mediat amerikane raportojnë se nisur nga deklarata e fundit të përfaqësueses amerikane për tregti, Katherine Tai, duket se administrata Biden po planifikon një......