SHBA gjithnjë e më larg Kinës - Lëvizje radikale për shkëputjen totale ekonomike

Mediat amerikane raportojnë se nisur nga deklarata e fundit të përfaqësueses amerikane për tregti, Katherine Tai, duket se administrata Biden po planifikon një kthesë radikale.
Dhe ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë përmbajtur deri më tani politikës së zhvendosjes së operacioneve të kompanive më të mëdha në vende ku u garantohen kostot më të ulëta, si të materialeve ashtu edhe të punës, Tai la të kuptohet se do të lërë pas politikën e vjetëruar dhe koloniale. Ajo paralajmëroi qasje dhe zbatim të politikave ekonomike që do të tërheqin investime në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vend të Kinës.
Politika e re tregtare e SHBA-së do të bazohet në një “garë drejt majës”, e cila aktualisht konsiderohet një detyrë shumë ambicioze. Sipas analistëve ky është një akt mjaft radikal dhe i pabesueshëm, për më tepër i thënë në një fjalim publik.
Politiko vëren se tani do të jetë më interesante të pritet reagimi i pjesës tjetër të botës - a do të besojnë vërtet se SHBA-të janë gati për rregulla të reja të lojës dhe a do të jenë mjaft joshëse që vendet e tjera të fillojnë të pengojnë biznesin me Kinë?
Tai e preku shkurtimisht këtë problem në fjalën e saj, duke theksuar se SHBA-të janë mjaft të pozicionuara për t'i ofruar botës një lloj të ri globalizimi që nuk do të bazohet në shfrytëzim. Megjithatë, Politiko vëren se shumë janë ende skeptikë për këtë kthesë amerikane.
Nabil Ahmed nga organizata jofitimprurëse Oxfam vë në dukje se administratës së Bidenit do t'i duhet të bëjë shumë më tepër sesa të flasë dhe se është ende e paqartë nëse do të ketë forcën për t'u përkushtuar me të vërtetë ndaj ndryshimeve konkrete të politikave të nevojshme për të bërë këtë kthesë.
Katherine Tai pretendon se tashmë është duke punuar për të - administrata ka filluar negociatat me Japoninë dhe Europën për të provuar të zvogëlojë ndotjen nga prodhimi i çelikut. Por ka gjithashtu një marrëveshje midis SHBA-së dhe Meksikës.
Dorina Kurtaj / SCAN

BE drejt masave të reja për ruajtjen e teknologjisë së çmuar për t’u mbrojtur nga rivalët e saj si Kina!
Komisioni Europian do të zbulojë të martën masat e mundshme, të tilla si ekzaminimi i investimeve jashtë vendit dhe kontrollet e eksportit, për të mbrojtur......

Raporti/ Si 80% e impianteve të mbyllura të qymyrit në SHBA mund të kthehen së shpejti në reaktorë bërthamorë?!
Një raport i vitit 2022 nga Departamenti i Energjisë i SHBA-së (DOE) tregon se 80% e impianteve të qymyrit tashmë në pension ose aktive të vendit janë të......

Zëvendësuesi i litiumit që mund të revolucionarizojë bateritë EV: '99,7% efikas pas mbi 400 orësh përdorimi'!
Maryland është tashmë i famshëm për gaforret e tija të shijshme, por tashmë një ekip shkencëtarësh në Qendrën e Shkollës për Inovacionin e Materialeve zbuluan......

Parashikimi i Tregut Global 2023-2027 / Pavarësisht kostove në rritje, energjia diellore është e pandalshme
Në vitin 2022, bota instaloi 239 GW të energjisë diellore të re, duke kaluar përfundimisht pragun 1 TW, me solare në çati që kontribuon me pothuajse 40 GW,......

Biden: 'Është koha' që njerëzit e pasur të paguajnë 'pjesën e drejtë' të taksave!
Presidenti Joe Biden bëri thirrje për taksa të reja për të pasurit dhe korporatat dhe paralajmëroi se republikanët do të tërhiqnin politikat që ai argumentoi......

Bursat europiane e nisin javën në rënie - Shqetëson ekonomia kineze, në fokus edhe vizita e Blinken në Pekin
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, pasi investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale, sidomos......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur në vlera pozitive këtë mëngjes të hëne duket se ka pasur sërish një rënie të lehtë këtë fundjavë duke u blerë sot me 98.3......

Nafta bie me rreth 1 dollar - Çmimet gjenden nën presion nga ngadalësimi i ekonomisë kineze
Nafta ka rënë me rreth 1 dollar në sesionin e sotëm, për shkak të dyshimeve mbi rimëkëmbjen e kërkesës në Kinë, që ka zbehur edhe vendimin e Arabisë Saudite......