Bota Postuar më 19 Qershor 2023, 10:48

Zëvendësuesi i litiumit që mund të revolucionarizojë bateritë EV: '99,7% efikas pas mbi 400 orësh përdorimi'!

Nga SCAN TV
Zëvendësuesi i litiumit që mund të revolucionarizojë

Maryland është tashmë i famshëm për gaforret e tija të shijshme, por tashmë një ekip shkencëtarësh në Qendrën e Shkollës për Inovacionin e Materialeve zbuluan se krustacet si gaforret dhe karavidhet përmbajnë një kimikat në lëvozhgat e tyre të quajtur kitin, i cili mund të përdoret për të fuqizuar bateritë kur kombinohet me zink.

Guackat e krustaceve të mbushura me këtë kimikat zakonisht hidhen jashtë masivisht nga restorantet që nuk kanë asnjë përdorim tjetër për to. Por studiuesit besojnë se këto mbetje mund të shërbejnë si një burim i fuqishëm në kërkimin e baterive më të qëndrueshme.

Bateritë litium-jon, lloji i zakonshëm që gjendet në shumicën e celularëve dhe laptopëve tanë, mund të duhen qindra mijëra vjet për t'u prishur pasi të jenë përdorur, pa përmendur ndikimin shkatërrues mjedisor që nxjerrja e litiumit ka në planetin tonë.

Por këto bateri nga krustacet janë të biodegradueshme dhe mund të dekompozohen në tokë pas vetëm pesë muajsh, duke lënë pas zinkun, i cili mund të riciklohet.

Studimi i Universitetit të Maryland zbuloi gjithashtu se bateritë kitin-zink ishin 99.7% efikase pas mbi 400 orësh përdorimi, siç raportohet nga The Guardian, dhe se këto bateri mund të prodhoheshin me çmim të ulët në shkallë të gjerë.

Ndërsa bota po largohet nga burimet e pista të energjisë, si gazi metan dhe qymyri, ajo do të ketë nevojë për mijëra bateri të lira dhe miqësore me mjedisin. Krustacet mund të ofrojnë një zgjidhje, veçanërisht me shpresën për të pakësuar varësinë tonë në bateritë litium-jon.

Duke folur me The Guardian, Graham Newton, një profesor i kimisë së materialeve në Universitetin e Nottingham-it, i cili studion teknologjinë e baterive të qëndrueshme, ishte optimist për zbulimin por edhe disi skeptik.

"Kur zhvilloni materiale të reja për teknologjitë e baterive, ka tendencë të ketë një hendek të rëndësishëm midis rezultateve premtuese laboratorike dhe një teknologjie të demonstrueshme dhe të shkallëzueshme," tha Newton, i cili nuk është i lidhur me studimin e Maryland.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 19 Qershor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan edhe pse e ka nisur në vlera pozitive këtë mëngjes të hëne duket se ka pasur sërish një rënie të lehtë këtë fundjavë duke u blerë sot me 98.3......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat