BE drejt masave të reja për ruajtjen e teknologjisë së çmuar për t’u mbrojtur nga rivalët e saj si Kina!

Komisioni Europian do të zbulojë të martën masat e mundshme, të tilla si ekzaminimi i investimeve jashtë vendit dhe kontrollet e eksportit, për të mbrojtur teknologjinë e çmuar të BE-së nga vende të tilla si Kina dhe për të parandaluar përdorimin e saj ushtarak nga rivalët.
Ekzekutivi i Bashkimit Europian do të prezantojë Strategjinë e tij të Sigurisë Ekonomike si një "komunikim" për ligjvënësit dhe vendet e BE-së, liderët e të cilëve do të diskutojnë marrëdhëniet me Kinën në Bruksel javën e ardhshme.
Ndonëse nuk është një propozim formal legjislativ, komunikimi do të parashtrojë strategjitë që BE-ja 27-vendesh duhet të marrë në konsideratë ndërsa kërkon të "zhdukë rrezikun" nga Kina dhe të shmangë rrjedhjen e teknologjisë së ndjeshme përmes eksporteve ose investimeve jashtë vendit.
Komisionit do t'i duhet të veprojë me kujdes sepse dhënia e licencave të eksportit dhe peshimi i interesave të sigurisë janë kompetenca kombëtare që qeveritë e BE-së do të duan të mbajnë.
Një plan holandez që pengon efektivisht kompanitë kineze të blejnë mjetet më të avancuara të litografisë të ASML, të cilat përdoren për të bërë gjysmëpërçues, është një rast i tillë. Holandezët vepruan të vetëm, por donin kufizime në të gjithë BE-në. Zyrtarët e BE-së theksojnë se nuk ka asnjë mënyrë të qartë për ta bërë këtë.
BE-ja kontrollon eksportet e mallrave të specifikuara "me përdorim të dyfishtë" që mund të kenë aplikime ushtarake, por kjo nuk mbulon teknologjitë në zhvillim.
Diplomatët e BE-së thonë se blloku duhet të përcaktojë me kujdes se cilat rreziqe dëshiron të kufizojë dhe të përcaktojë se ato nuk mund të frenohen nga masat ekzistuese. Komisioni mund të sugjerojë gjithashtu një formë të shqyrtimit të studentëve të huaj që planifikojnë të studiojnë në fushat teknike, për të cilat holandezët po shqyrtojnë legjislacionin.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Raporti/ Si 80% e impianteve të mbyllura të qymyrit në SHBA mund të kthehen së shpejti në reaktorë bërthamorë?!
Një raport i vitit 2022 nga Departamenti i Energjisë i SHBA-së (DOE) tregon se 80% e impianteve të qymyrit tashmë në pension ose aktive të vendit janë të......

Zëvendësuesi i litiumit që mund të revolucionarizojë bateritë EV: '99,7% efikas pas mbi 400 orësh përdorimi'!
Maryland është tashmë i famshëm për gaforret e tija të shijshme, por tashmë një ekip shkencëtarësh në Qendrën e Shkollës për Inovacionin e Materialeve zbuluan......

Parashikimi i Tregut Global 2023-2027 / Pavarësisht kostove në rritje, energjia diellore është e pandalshme
Në vitin 2022, bota instaloi 239 GW të energjisë diellore të re, duke kaluar përfundimisht pragun 1 TW, me solare në çati që kontribuon me pothuajse 40 GW,......

Biden: 'Është koha' që njerëzit e pasur të paguajnë 'pjesën e drejtë' të taksave!
Presidenti Joe Biden bëri thirrje për taksa të reja për të pasurit dhe korporatat dhe paralajmëroi se republikanët do të tërhiqnin politikat që ai argumentoi......

Bursat europiane e nisin javën në rënie - Shqetëson ekonomia kineze, në fokus edhe vizita e Blinken në Pekin
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, pasi investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale, sidomos......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur në vlera pozitive këtë mëngjes të hëne duket se ka pasur sërish një rënie të lehtë këtë fundjavë duke u blerë sot me 98.3......

Nafta bie me rreth 1 dollar - Çmimet gjenden nën presion nga ngadalësimi i ekonomisë kineze
Nafta ka rënë me rreth 1 dollar në sesionin e sotëm, për shkak të dyshimeve mbi rimëkëmbjen e kërkesës në Kinë, që ka zbehur edhe vendimin e Arabisë Saudite......

Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri - Dollari po qëndron në nivelin më të ulët në 1 muaj
Tregu monetar e ka nisur këtë javë në qëndrueshmëri, me dollarin amerikan që po qëndron në nivelin më të ulët më 5 javët e fundit. Investitorët po rivlerësojnë......