Gjermani, etiketa të reja për mishin - Do tregohet mënyra e rritjes dhe ambienti i ushqimit

Gjermania së shpejti do të prezantojë etiketa të reja në paketimet e mishit. Logot bardh’ e zi do të përdorin disa kategori për të informuar klientët në lidhje me kushtet në të cilat janë rritur kafshët, duke përfshirë hapësirën në të cilën janë rritur dhe nëse atyre iu është dhënë akses në natyrë.
Mbështetësit e skemës, përfshirë ministrin gjerman të Bujqësisë Cem Ozdemir, shpresojnë se kjo do të inkurajojë fermerët të rrisin kafshë në kushte më humane.
Ozdemir tha se planifikon të nxjerrë etiketat e para më vonë këtë vit, duke filluar me mishin e freskët të derrit dhe më pas duke u zgjeruar në produkte të tjera të mishit. Etiketa mund të vendoset vullnetarisht në disa produkte të derrit këtë vit, ndërsa do të bëhet e detyrueshme që në vitin 2024.
Ozdemir tha se çdo paketim duhet të tregojë hap pas hapi se si është mbajtur dhe rritur kafsha. Ministri parashikon se fermerët që zgjedhin kushte më të mira do të shpërblehen me çmime më të larta. Etiketimi më i gjerë i bazuar në vendin e origjinës po merret gjithashtu në konsideratë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Greqia kërkon IT - Tregu i punës vuan mungesën e profesionistëve
Profesionet më të kërkuara, sipas tendencave që po formohen në tregun grek të punës, përfshijnë në radhë të parë profesionistët e IT-së, të ndjekur nga......

Italia sulmon ndikimin e Kinës tek Pirelli - Qeveria ndërmerr hapa për të kufizuar sferën e veprimit
Qeveria e Italisë ka ndërmarrë hapa konkretë për të kufizuar ndikimin e Sinochem të Kinës tek prodhuesi i gomave Pirelli, duke përfshirë një shumicë të......

SHBA gjithnjë e më larg Kinës - Lëvizje radikale për shkëputjen totale ekonomike
Mediat amerikane raportojnë se nisur nga deklarata e fundit të përfaqësueses amerikane për tregti, Katherine Tai, duket se administrata Biden po planifikon një......

BE drejt masave të reja për ruajtjen e teknologjisë së çmuar për t’u mbrojtur nga rivalët e saj si Kina!
Komisioni Europian do të zbulojë të martën masat e mundshme, të tilla si ekzaminimi i investimeve jashtë vendit dhe kontrollet e eksportit, për të mbrojtur......

Raporti/ Si 80% e impianteve të mbyllura të qymyrit në SHBA mund të kthehen së shpejti në reaktorë bërthamorë?!
Një raport i vitit 2022 nga Departamenti i Energjisë i SHBA-së (DOE) tregon se 80% e impianteve të qymyrit tashmë në pension ose aktive të vendit janë të......

Zëvendësuesi i litiumit që mund të revolucionarizojë bateritë EV: '99,7% efikas pas mbi 400 orësh përdorimi'!
Maryland është tashmë i famshëm për gaforret e tija të shijshme, por tashmë një ekip shkencëtarësh në Qendrën e Shkollës për Inovacionin e Materialeve zbuluan......

Parashikimi i Tregut Global 2023-2027 / Pavarësisht kostove në rritje, energjia diellore është e pandalshme
Në vitin 2022, bota instaloi 239 GW të energjisë diellore të re, duke kaluar përfundimisht pragun 1 TW, me solare në çati që kontribuon me pothuajse 40 GW,......

Biden: 'Është koha' që njerëzit e pasur të paguajnë 'pjesën e drejtë' të taksave!
Presidenti Joe Biden bëri thirrje për taksa të reja për të pasurit dhe korporatat dhe paralajmëroi se republikanët do të tërhiqnin politikat që ai argumentoi......