Bota Postuar më 19 Qershor 2023, 11:27

Italia sulmon ndikimin e Kinës tek Pirelli - Qeveria ndërmerr hapa për të kufizuar sferën e veprimit

Nga SCAN TV
Italia sulmon ndikimin e Kinës tek Pirelli - Qeveria ndërmerr hapa

Qeveria e Italisë ka ndërmarrë hapa konkretë për të kufizuar ndikimin e Sinochem të Kinës tek prodhuesi i gomave Pirelli, duke përfshirë një shumicë të detyrueshme të kualifikuar për vendimet strategjike të marra nga bordi i kompanisë.

Vendimi i Romës vjen pasi Sinochem, aksioneri më i madh i Pirelli me 37% të aksioneve, njoftoi qeverinë italiane në mars për planet për të përditësuar një pakt ekzistues të aksionerëve me Camfin, i drejtuar nga CEO i Pirelli, Marco Tronchetti Provera.

Ekzekutivi i kryeministres Giorgia Meloni e shqyrtoi paktin nën rregullat e "Fuqia e Artë" që synon mbrojtjen e aseteve që konsiderohen strategjike për vendin, në një kohë kur marrëdhëniet mes Kinës dhe vendeve perëndimore kanë hyrë në një fazë të tensionuar.

Burimet konfirmuan për Reuters se qeveria ishte e shqetësuar për ndikimin në rritje të Sinochem tek Pirelli, pasi pakti i propozuar do të kishte lejuar grupin kinez të emëronte më shumë anëtarë të bordit dhe potencialisht të zgjidhte CEO-t e ardhshëm të Pirelli.

Roma tha se kishte vendosur ‘receta’ që synojnë mbrojtjen e "autonomisë së Pirellit", duke përfshirë një kërkesë që "disa" vendime strategjike nga bordi i saj i drejtorëve duhet të kërkojnë miratimin nga të paktën 80% e drejtorëve.

Qeveria, duke thënë se kishte pranuar disa propozime të bëra nga Sinochem për të adresuar shqetësimet e saj, përmendi gjithashtu masa specifike për të mbrojtur teknologjinë e sensorëve kibernetikë që mund të inkorporohen në gomat Pirelli. Sipas ekzekutivit italian rëndësia e një teknologjie të tillë mund të identifikohet në një sërë sektorësh: automatizimi industrial, komunikimi makinë-me-makinë, mësimi i makinës, prodhimi i avancuar, inteligjenca artificiale, teknologjitë e sensorëve kritikë dhe aktivizuesit, të dhënat e mëdha dhe analitika.

E themeluar në 1872, Pirelli është një nga kompanitë më të njohura të Italisë. Është e specializuar në gomat e nivelit të lartë për prodhuesit e makinave premium si Ferrari, Porsche dhe BMW, si dhe është furnizuesi i vetëm për makinat e Formula 1.

Qeveria e Melonit u përmbajt nga vendosja e kushteve edhe më të ashpra ndaj Sinochem, duke përfshirë bllokimin e të drejtave të saj të votës në Pirelli. Grupi kinez në fillim të këtij viti konfirmoi planet e tij për të mbetur një investitor afatgjatë në Pirelli.

Kompania italiane do të emërojë një bord të ri në një mbledhje të aksionerëve më 31 korrik, me zëvendësdrejtorin aktual të ekzekutivit Giorgio Bruno që do të bëhet CEO i ri dhe Tronchetti Provera do të qëndrojë si nënkryetar ekzekutiv. Lëvizja e qeverisë italiane për të kufizuar kontrollin e Sinochem mbi prodhuesin e gomave vjen përpara një tjetër vendimi kyç nëse do të rinovohet ose jo partneriteti i Romës me Rrugën e mëdafshit.

Italia në vitin 2019 u bë vendi i parë dhe deri më tani i vetëm i G7 që iu bashkua nismës jashtëzakonisht ambicioze të Kinës, për të cilën kritikët thanë se mund t'i mundësojë Pekinit të marrë kontrollin e teknologjive të ndjeshme dhe infrastrukturës jetike. Projekti parashikon rindërtimin e Rrugës së vjetër të Mëndafshit për të lidhur Kinën me Europën me shpenzime të mëdha në infrastrukturë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 19 Qershor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan edhe pse e ka nisur në vlera pozitive këtë mëngjes të hëne duket se ka pasur sërish një rënie të lehtë këtë fundjavë duke u blerë sot me 98.3......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat