Detyrimet për konsumatorët e mëdhenj të energjisë - Agjencia e Eficiencës: Brenda gushtit të dorëzojnë planet për kursimin e energjisë

Brenda muajit gusht, konsumatorët e mëdhënj të energjisë do të duhet të dorëzojnë Raportet e Auditimit të Energjise dhe Planet e Veprimit për Zbatimin e Masave të Kursimit të Energjisë. Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Agjencisë për Eficiencën e Energjisë, sipas të cilës këto subjekte kanë marrë edhe njoftimet përkatëse në muajin shkurt dhe prill të këtij viti.
Sipas legjislacionit, në fuqi çdo subjekt që klasifikohet si konsumator i madh energjie ka detyrimin për të kryer auditimin energjetik, ndërsa brenda dy vjetësh nga marrja e rezultateve të auditimit, duhet të ndërmarrë masat dhe kryejë veprimet e rekomanduara për përmirësimin e eficiencës së energjisë.
Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht numërohen 175 konsumatorë të mëdhenj energjie, duke përfshirë institucione publike sikurse janë ujësjllësit, spitalet, burgjet, etj., por edhe konsumatorë privatë. Këta konsumatorë renditen si të tillë, pasi çdo vit konsumojnë më shumë se 1 mln kwh energji.
Ndërkohë që, detyrimet ligjore që kanë të gjithë subjektet që klasifikohen si konsumatorë të mëdhenj të energjisë, në drejtim të eficencës së energjisë në ndërtesa u aktivizuan në qershor të vitit 2020, kohë kur u krye certifikimi i audituesve të parë të energjisë. Paralelisht, me këto detyrime, personat juridikë, publikë ose privatë, që kategorizohen si konsumatorë të mëdhenj energjie, janë të detyruar të caktojnë një menaxher energjie.
Ola Mitre / SCAN

Harta e naftës falas në bujqësi - Fieri “më punëtori”, cilat janë qarqet që përfituan më shumë dhe më pak
19.412 fermerë në të gjithë vendin janë përfitues të naftës falas për punime të mekanizuara në bujqësi. Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor po vijojnë......

‘Mishmashi’ i gjykatave, njoftimet për qytetarët me email-e. Nëse pala e interesuar nuk konfirmon marrjen brenda 5 ditësh, njoftimi konsiderohet i kryer
Ndërsa sistemi gjyqësor gjendet në një ‘mishmash’ të plotë për shkak të reduktimit të gjykatave në rrethe, Qeveria ka vendosur t’i drejtohet emaileve për të......

Si do të funksionojë legalizimi i kanabisit në Shqipëri? - Jo më shumë se 200 hektarë kultivim. Agjencia krijohet brenda 3 muajve
Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e fundit vendimin për legalizimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Vendimi......

Ndryshon gjeografia e turistëve në Shqipëri - Besnik Vathi: Pritet te vijnë nga vendet skandinave
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama inaguroi hyrjen e re të një tjetër kompanie low coast. Për kreun e Tur-Operatorëve në shqipëri Besnik Vathi, kjo do......

Monitorimi i aktivitetit minerar - KLSH: Duhen inspektime. Zotëruesit e licencave nuk kanë paraqitur planet vjetore
Mbikëqyrja dhe monitorimi i aktivitetit minerar jo vetëm që nuk ushtrohet i plotë dhe 2 herë në vit, por për shumë subjekte nuk është kryer asnjë kontroll apo......

Georgieva: FMN mbështet vendosjen e masave kufizuese ekonomike në BE!
Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, ka paralajmëruar se eurozona po shikon një periudhë të zgjatur të inflacionit të......

Renditja e Forbes për ekuilibrin punë – jetë: Kopenhagen qyteti më i mirë!
Ndërsa për disa karriera mund të jenë relativisht pa stres, mbajtja e një ekuilibri të shëndetshëm punë-jetë mund të duket e pamundur për shumë njerëz. Qasja e......

Punësimi, Shqipëria në fund të Europës - Më pak se 7 në 10 shqiptarë në moshë pune, punojnë
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e parë të këtij viti flisinin për një shkallë punësimi, për popullsinë 15-64 vjeç, në 67.1%. Ky......