‘Mishmashi’ i gjykatave, njoftimet për qytetarët me email-e. Nëse pala e interesuar nuk konfirmon marrjen brenda 5 ditësh, njoftimi konsiderohet i kryer

Ndërsa sistemi gjyqësor gjendet në një ‘mishmash’ të plotë për shkak të reduktimit të gjykatave në rrethe, Qeveria ka vendosur t’i drejtohet emaileve për të njoftuar palët. Më 16 korrik Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë disa ndryshime në Udhëzimin që rregullon njoftimin e palëve, duke shtuar se përmes rrugëve elektronike do vihen në dijeni për njoftimet gjyqësore palët, por edhe personat e tretë. Një ndryshim tjetër përcakton se punonjësi i gjykatës dokumenton dërgimin dhe marrësi duhet të konfirmojë marrjen e njoftimit brenda 5 ditësh. Me kalimin e këtij afati, njoftimi konsiderohet i kryer.
Në rast se vërtetohet nga punonjësi i gjykatës se pala, përfaqësuesi i saj, nëse ka një të tillë apo personi i tretë ka ndryshuar të dhënat elektronike të kontaktit dhe gjykata nuk është njoftuar për të dhënat e reja, në përputhje me detyrimin ligjor , pretendimet e tyre për pavlefshmërinë e njoftimit janë të papranueshme. Në këtë rast, njoftimi bëhet me shpallje publike, në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile.
Ndryshimet në mënyrën e njoftimit të palëve apo personave të tretë të përfshirë në procese vijnë në një moment kur sistemi gjyqësor gjendet në mes të një riorganizimi mjaft problematik, i njohur si harta e re gjyqësore. Aplikimi i kësaj harte nisi në fillim të këtij viti me reduktimin e gjykatave të apelit, për të vijuar më tej me redultimin e gjykatave të shkallëve të para.
Nga 1 korriku pritet të vijojë faza tjetër e reformës, që parashikon reduktimin e gjykatave administrative, proces që pritet të jetë shumë problematik sa i përket përplasjeve të biznesit e individëve kryesisht me administratën publike. Një prej problemeve më të mprehta ka të bëjë me transferimin fizik të dosjeve dhe dokumentacionit nga gjykatat që mbyllen drejt Tiranës apo nër rrethet e tjera ku ato shkrihen. Vetëm reduktimi i gjykatave të apelit solli nevojën e rishortimit nga e para të më shumë se 32 mijë dosjeve, në një kohë që situata është edhe më problematike në gjykatat e tjera.
SCAN
Sondazh

Si do të funksionojë legalizimi i kanabisit në Shqipëri? - Jo më shumë se 200 hektarë kultivim. Agjencia krijohet brenda 3 muajve
Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e fundit vendimin për legalizimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Vendimi......

Ndryshon gjeografia e turistëve në Shqipëri - Besnik Vathi: Pritet te vijnë nga vendet skandinave
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama inaguroi hyrjen e re të një tjetër kompanie low coast. Për kreun e Tur-Operatorëve në shqipëri Besnik Vathi, kjo do......

Monitorimi i aktivitetit minerar - KLSH: Duhen inspektime. Zotëruesit e licencave nuk kanë paraqitur planet vjetore
Mbikëqyrja dhe monitorimi i aktivitetit minerar jo vetëm që nuk ushtrohet i plotë dhe 2 herë në vit, por për shumë subjekte nuk është kryer asnjë kontroll apo......

Georgieva: FMN mbështet vendosjen e masave kufizuese ekonomike në BE!
Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, ka paralajmëruar se eurozona po shikon një periudhë të zgjatur të inflacionit të......

Renditja e Forbes për ekuilibrin punë – jetë: Kopenhagen qyteti më i mirë!
Ndërsa për disa karriera mund të jenë relativisht pa stres, mbajtja e një ekuilibri të shëndetshëm punë-jetë mund të duket e pamundur për shumë njerëz. Qasja e......

Punësimi, Shqipëria në fund të Europës - Më pak se 7 në 10 shqiptarë në moshë pune, punojnë
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e parë të këtij viti flisinin për një shkallë punësimi, për popullsinë 15-64 vjeç, në 67.1%. Ky......

Europa premton të punësojë refugjatët - Kompanitë kërkojnë mijëra prej tyre, kryesisht ukrainas
Kompanitë shumëkombëshe premtojnë të punësojnë mijëra refugjatë, përfshirë ukrainas që kanë ikur nga pushtimi rus, gjatë tre viteve të ardhshme në Europë. Më......

Gjermani, etiketa të reja për mishin - Do tregohet mënyra e rritjes dhe ambienti i ushqimit
Gjermania së shpejti do të prezantojë etiketa të reja në paketimet e mishit. Logot bardh’ e zi do të përdorin disa kategori për të informuar klientët në lidhje......