Ndryshon gjeografia e turistëve në Shqipëri - Besnik Vathi: Pritet te vijnë nga vendet skandinave

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama inaguroi hyrjen e re të një tjetër kompanie low coast. Për kreun e Tur-Operatorëve në shqipëri Besnik Vathi, kjo do ndikoj në aksesin më të lehtë të vizitave në Shqipëri.
“Hapja në Rinas, ndoshta dhe marrëveshjet me kompanitë low coast, kanë bërë që Shqipëria të jetë vend lehtësisht i vizitueshëm, dhe natyrshëm më i lirë sesa vite më parë, me fluturime të ndërmjetme. Me mundësi për t’u rritur nga viti në vit”.
Rezultati i kompanive low coast, ka ndryshuar gjeografinë e ardhjes së turistëve.
“Ne po mbyllim gjysmën e parë të vitit 2023, kemi pasur turistë edhe në sezonin e pranverës por edhe gjatë periudhës së dimrit. Nëse më përpara nuk kemi pasur turistë spanjollë, tashmë i kemi. Tani kemi fluturime edhe nga vendet skandinave. Tashmë vijnë turistë skandinav jo vetëm për plazh, por edhe për ture individuale, vizita individuale. Gjeografia është zmadhuar, harta e vendeve nga ku Shqipëria ka turistë është zmadhuar çdo ditë e më shumë.”
Por parë në një tjetër këndvështirim, a mund të jetë Shqipëria një vend i shtrenjtë turistik?
Për momentin nuk ka studime që të jenë futur në analizën e atyre që Shqipëria përfaqëson, në invetare totale të njësive akomoduese. Do duhet të behën studime edhe kalkulime me atë mundësi që kemi sot edhe për trafikun e lëvizjes. Dhe më pas do duhet të merren vendime të plota për të pasur turizëm elitar, masiv apo turizëm të lirë. Për momentin Shqipëria është e lirë në raport me vendet e tjera të rajonit, dhe kjo i dedikohet faktit që ne jemi futur më vonë në treg, dhe kemi pasur mundësinë që këto resurse që ka Shqipëria turistike t’i tërheqë turistët duke ofruar çmime të përshtatshme dhe të volitshme.
Sipas Vathit, hapja e aeroporteve në jug do të shtoj më së tepërmi ardhjen e turistëve të huaj, pasi sipas tij, funksionimi vetëm me aeroportin e Rinasit e penalizon shtimin e turistëve në Rivierën Shqiptare.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Monitorimi i aktivitetit minerar - KLSH: Duhen inspektime. Zotëruesit e licencave nuk kanë paraqitur planet vjetore
Mbikëqyrja dhe monitorimi i aktivitetit minerar jo vetëm që nuk ushtrohet i plotë dhe 2 herë në vit, por për shumë subjekte nuk është kryer asnjë kontroll apo......

Georgieva: FMN mbështet vendosjen e masave kufizuese ekonomike në BE!
Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, ka paralajmëruar se eurozona po shikon një periudhë të zgjatur të inflacionit të......

Renditja e Forbes për ekuilibrin punë – jetë: Kopenhagen qyteti më i mirë!
Ndërsa për disa karriera mund të jenë relativisht pa stres, mbajtja e një ekuilibri të shëndetshëm punë-jetë mund të duket e pamundur për shumë njerëz. Qasja e......

Punësimi, Shqipëria në fund të Europës - Më pak se 7 në 10 shqiptarë në moshë pune, punojnë
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e parë të këtij viti flisinin për një shkallë punësimi, për popullsinë 15-64 vjeç, në 67.1%. Ky......

Europa premton të punësojë refugjatët - Kompanitë kërkojnë mijëra prej tyre, kryesisht ukrainas
Kompanitë shumëkombëshe premtojnë të punësojnë mijëra refugjatë, përfshirë ukrainas që kanë ikur nga pushtimi rus, gjatë tre viteve të ardhshme në Europë. Më......

Gjermani, etiketa të reja për mishin - Do tregohet mënyra e rritjes dhe ambienti i ushqimit
Gjermania së shpejti do të prezantojë etiketa të reja në paketimet e mishit. Logot bardh’ e zi do të përdorin disa kategori për të informuar klientët në lidhje......

Greqia kërkon IT - Tregu i punës vuan mungesën e profesionistëve
Profesionet më të kërkuara, sipas tendencave që po formohen në tregun grek të punës, përfshijnë në radhë të parë profesionistët e IT-së, të ndjekur nga......

Italia sulmon ndikimin e Kinës tek Pirelli - Qeveria ndërmerr hapa për të kufizuar sferën e veprimit
Qeveria e Italisë ka ndërmarrë hapa konkretë për të kufizuar ndikimin e Sinochem të Kinës tek prodhuesi i gomave Pirelli, duke përfshirë një shumicë të......