Harta e naftës falas në bujqësi - Fieri “më punëtori”, cilat janë qarqet që përfituan më shumë dhe më pak

19.412 fermerë në të gjithë vendin janë përfitues të naftës falas për punime të mekanizuara në bujqësi. Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor po vijojnë shpërndarjen e kartave të naftës për përfituesit. Përmes kartave të cilat do t’iu mundësojnë fermerëve ulje të kostove, shpërndahen mesatarisht 70-100 litra naftë falas për çdo hektar tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.
Por cili qark ka përfituar më shumë nga kjo masë e ministrisë së bujqësisë? SCAN TV ka analizuar numrin e përfituesve në bazë qarku, ku rezulton se Fieri mban kampion me 6709 fermerë të përzgjedhur dhe në fakt kjo nuk është surprizë pasi në këtë rajon është përqendruar më së shumti zhvillimi i bujqësisë. Në vendin e dytë renditet qarku Korçë me 3819 përfitues, ndjekur nga Qarku Elbasan me 2181 fermerë përfitues dhe më tej qarku Berat me 1649.
Ndërsa më pak fermerë kanë përmbushur kriteret e përfitimit në qarqet Lezhë dhe Kukës, përkatësisht 312 dhe 74. Sipas Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, nga verifikimet në terren deri tani, fermerët që kanë përfituar nga skema e naftës, kultivojnë një sipërfaqe pre 72 mijë hektarësh me kultura të ndryshme bujqësore. Sipas AZHBR-së, interesi i fermerëve për të përfituar nga Skema Kombëtare është tejet e lartë dhe sasia e naftës së përcaktuar mund të tërhiqet deri në datën 31 dhjetor 2023. Numri i aplikimeve këtë vit, ka qenë dyfish më shumë krahasuar me një vit më parë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

‘Mishmashi’ i gjykatave, njoftimet për qytetarët me email-e. Nëse pala e interesuar nuk konfirmon marrjen brenda 5 ditësh, njoftimi konsiderohet i kryer
Ndërsa sistemi gjyqësor gjendet në një ‘mishmash’ të plotë për shkak të reduktimit të gjykatave në rrethe, Qeveria ka vendosur t’i drejtohet emaileve për të......

Si do të funksionojë legalizimi i kanabisit në Shqipëri? - Jo më shumë se 200 hektarë kultivim. Agjencia krijohet brenda 3 muajve
Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e fundit vendimin për legalizimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Vendimi......

Ndryshon gjeografia e turistëve në Shqipëri - Besnik Vathi: Pritet te vijnë nga vendet skandinave
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama inaguroi hyrjen e re të një tjetër kompanie low coast. Për kreun e Tur-Operatorëve në shqipëri Besnik Vathi, kjo do......

Monitorimi i aktivitetit minerar - KLSH: Duhen inspektime. Zotëruesit e licencave nuk kanë paraqitur planet vjetore
Mbikëqyrja dhe monitorimi i aktivitetit minerar jo vetëm që nuk ushtrohet i plotë dhe 2 herë në vit, por për shumë subjekte nuk është kryer asnjë kontroll apo......

Georgieva: FMN mbështet vendosjen e masave kufizuese ekonomike në BE!
Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, ka paralajmëruar se eurozona po shikon një periudhë të zgjatur të inflacionit të......

Renditja e Forbes për ekuilibrin punë – jetë: Kopenhagen qyteti më i mirë!
Ndërsa për disa karriera mund të jenë relativisht pa stres, mbajtja e një ekuilibri të shëndetshëm punë-jetë mund të duket e pamundur për shumë njerëz. Qasja e......

Punësimi, Shqipëria në fund të Europës - Më pak se 7 në 10 shqiptarë në moshë pune, punojnë
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e parë të këtij viti flisinin për një shkallë punësimi, për popullsinë 15-64 vjeç, në 67.1%. Ky......

Europa premton të punësojë refugjatët - Kompanitë kërkojnë mijëra prej tyre, kryesisht ukrainas
Kompanitë shumëkombëshe premtojnë të punësojnë mijëra refugjatë, përfshirë ukrainas që kanë ikur nga pushtimi rus, gjatë tre viteve të ardhshme në Europë. Më......