Ulja e çmimit të energjisë për ujësjellësit - Zbardhet shkresa: Të rekuperojnë borxhet ndaj OSHEE, garantohet aktiviteti financiar!

Ulja e çmimit të energjisë për ujësjellësit duhet të pasohet me rekuperimin e borxhit që këto kompani kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. TV SCAN ka siguruar shkresën e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, që argumenton vendimin për uljen e çmimit të shitjes për këtë kategori abonentësh.
KESH citon kërkesën e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe Ministrisë së Infrastrukutrës dhe Energjisë, mbi nevojën e shoqërive UK për aplikimin e tarifimit të veçantë me qëllim garantimin në aspektin financiar të veprimtarisë së shoqërive të UK, përfshirë rikuperimin e borxhit”. Bazuar në këtë kërkesë, KESH miratoi çmime më të ulta për ujësjellësit e lidhur në tensonin 35 KV si dhe 20/10/6 kV, që furnizohen nga Furnizuesi I Mundësisë së Fundit, duke bërë që çmimi final i miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë të pësojë rënie.
Sipas vendimit të ERE-s, ujësjellësit e lidhur në tensionin 35 KV do e paguajnë energjinë elektrike me 9.33 lekë/kWh, ndërsa të lidhurit në tensionin 20, 10 dhe 6 KV do e pagujanë 11.77 lekë/kWh. Ky favorizim erdhi pas reformës në sektorin e ujësjellës-kanalizime, që i kaloi 51% të aksioneve Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe pas një rritje të ndjeshme të detyrimeve të papaguara që kanë këto ndërmarrje për energjinë.
Sipas të dhënave të fundit të disponueshme, vlera e faturave të palikujduara arrin në rreth 18.1 mld lekë, shifra më e lartë e akumuluar ndonjëherë nga institucionet jobuxhetore, të paktën që nga vitin 2010, kur gjithsesi borxhi ishte ndjeshëm më i ulët se vlerat e sotme me rreth 2.7 mld lekë të papaguara.
Periudha, kur borxhet e ujësjellësve ishin në nivele më të ulta është maj - korrik 2015, me 1.5 – 1.9 mld lekë, e ndikuar nga fshirja e detyrimeve të prapambetuara që u ndëmor në vitin 2014. Ndërkohë që, pas korrikut 2015 tendenca për të mos paguar energjinë e konsumuar ka qenë vetëm në rritje.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Licencohen 227 MW energji diellore Të dhënat për vitin 2022, pas 3 vitesh që nuk jepej asnjë licencë
Viti 2022 shënoi zhvillime në drejtim të licencave të dhëna për prodhimin e energjisë nga dielli dhe kapacitetit që pritet të instalohet nga ndërtimi i......

Rubla ruse arrin në nivelin e saj më të dobët në 10 muaj kundrejt Dollarit amerikan!
Rubla ruse arriti në nivelin e saj më të dobët që nga fundi i prillit të martën, e dëmtuar nga flukset më të ulëta të të ardhurave në valutë të huaj nga......

Eurozona një humbëse e pastër ndaj inflacionit - Sipas BQE, pasojat do të rëndojnë gjithnjë e më shumë në financat publike
Inflacioni i shpejtë në eurozonë do të rëndojë mbi financat publike me kalimin e kohës, sipas një studimi të Bankës Qendrore Europiane, e cila analizoi disa......

G20 “studion” rregulloren e kriptomonedhave - Mendohet hartimi i rregullave të caktuara në vendet ku përdoren
Grupi i 20 ekonomive të mëdha të botës - G20 - po shqyrton nëse grupi mund të rregullojë kolektivisht kriptomonedhat, sipas deklaratës së ministrisë indiane të......

Politikanët amerikanë të shqetësuar për ChatGPT - Programi i Inteligjencës Artificiale ndikon në sigurinë kombëtare
ChatGPT, programi i inteligjencës artificiale me rritje të shpejtë, ka tërhequr shumë vlerësime për aftësinë e tij për të dhënë përgjigjet brenda një kohe......

Brexit “thau” 29 miliardë paund në investime - Humbjet deri në 2026 do të jenë sa 2.8% e PBB britanike
Mbretëria e Bashkuar ka pësuar një humbje prej 29 miliard paundësh si pasojë e investimeve të munguara, që nga referendumi i Brexit i vitit 2016. Thënë ndryshe......

Tërmeti do i kushtojë Turqisë 84 miliardë dollarë - Vetëm rindërtimi i banesave do të “marrë” 71 miliardë dollarë
Tërmeti më i rëndë në historinë e Turqisë në gati një shekull, ka lënë gjurmë shkatërrimi që mund t'i kushtojnë Ankarasë deri në 84.1 miliardë dollarë, sipas......

Amazon teston taksinë e parë pa timon - Robotaxi ka vend për katër pasagjerë. Pritet dalja e saj në treg
Njësia e automjeteve vetëdrejtuese të Amazon.com, Zoox, konfirmoi se ka testuar me sukses një robotaksi, me punonjësit si pasagjerë, në një rrugë publike, në......