Europa Postuar më 14 Shkurt 2023, 12:20

Brexit “thau” 29 miliardë paund në investime - Humbjet deri në 2026 do të jenë sa 2.8% e PBB britanike

Nga SCAN TV
Brexit “thau” 29 miliardë paund në investime - Humbjet

Mbretëria e Bashkuar ka pësuar një humbje prej 29 miliard paundësh si pasojë e investimeve të munguara, që nga referendumi i Brexit i vitit 2016. Thënë ndryshe 1 mijë paund për familje. Kjo sipas analizës së një zyrtari të lartë të Bankës së Anglisë.

Jonathan Haskel, një anëtar i jashtëm i komitetit nëntë anëtarësh të politikës monetare të Bankës që përcakton normat e interesit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se investimet e sektorit privat "ndaluan në rrugën e tyre" në vitet pas vendimit për t'u larguar nga Bashkimi Europian.

Ai tha se pas votimit, Mbretëria e Bashkuar filloi menjëherë të binte duke humbur terren në krahasim me trendin e të gjashtë viteve të mëparshme dhe "vuajti shumë më tepër" krahasuar me ekonomitë e tjera të mëdha të industrializuara, duke krijuar një hendek produktiviteti që ka lënë shenja të përhershme. Studimi i Haskelit dhe ekipit të tij ka të ngjarë të nxisë shqetësimet se votimi i Brexit dhe strategjia e miratuar nga ish-kryeministri Boris Johnson për t'u larguar nga tregu i BE-së dhe bashkimi doganor, i ka shkaktuar dëm të pariparueshëm ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Një samit i fshehtë ndërpartiak javën e kaluar që bashkoi të larguarit dhe të mbeturit kryesorë – duke përfshirë Michael Gove dhe anëtarët e lartë të kabinetit hije të Keir Starmer – debatoi për betejat e Britanisë që nga largimi nga BE dhe për atë që mund të bëhet për të përmirësuar situatën.

Shumica e studimeve që analizojnë humbjen e të ardhurave kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, ose produktin kombëtar bruto – PBB - janë fokusuar në tregti. Banka e Anglisë tha në perspektivën e saj më të fundit për ekonominë se krahasimi i nivelit aktual të tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar me trajektoren përpara se Mbretëria e Bashkuar të largohej zyrtarisht nga BE-ja në vitin 2019, do të arrinte në 3.2% të PBB-së deri në vitin 2026.

Parashikueska e pavarur ekonomike i qeverisë, Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit, tha se PBB-ja do të ishte 4% më e ulët në afat të gjatë, krahasuar me nivelin që do të regjistrohej nëse Mbretëria e Bashkuar do të mbetej brenda BE-së. Haskel tha se ai kreu llogaritë duke përdorur investimet e biznesit si masë në vend të tregtisë për të arritur një përfundim shumë të ngjashëm në lidhje me humbjen afatgjatë të PBB-së.

Në fund të periudhës së parashikimit në vitin 2026, hendeku midis niveleve aktuale të investimeve të biznesit dhe trajektores para vitit 2016 do të ishte 2.8% e PBB-së, “që është shumë afër nivelit 3.2% që është gjetur duke përdorur metodologji krejtësisht të ndryshme bazuar në vëllimet e tregtisë së mallrave.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat