Rajoni Postuar më 14 Shkurt 2023, 12:19

Tërmeti do i kushtojë Turqisë 84 miliardë dollarë - Vetëm rindërtimi i banesave do të “marrë” 71 miliardë dollarë

Nga SCAN TV
Tërmeti do i kushtojë Turqisë 84 miliardë dollarë -

Tërmeti më i rëndë në historinë e Turqisë në gati një shekull, ka lënë gjurmë shkatërrimi që mund t'i kushtojnë Ankarasë deri në 84.1 miliardë dollarë, sipas llogaritjeve të një grupi biznesi. Ndërsa një zyrtar qeveritar u shpreh se shifra do të jetë më shumë se 50 miliardë dollarë.

Numri i viktimave në Turqi dhe Siri nga nga tërmeti 7.8 ballë i të hënës së kaluar ka arritur mbi 41 mijë, fokusi i reagimit ka kaluar nga shpëtimi i të mbijetuarve të bllokuar nën rrënoja tek sigurimi i strehimit, ushqimit dhe kujdesit psikosocial.

Një raport i publikuar nga Konfederata Turke e Ndërmarrjeve dhe Biznesit vlerësoi koston e dëmeve në 84.1 miliardë dollarë: 70.8 miliardë dollarë do të përdoren për riparimin e mijëra shtëpive, 10.4 miliardë dollarë janë humbje e të ardhurave kombëtare dhe 2.9 miliardë dollarë llogariten nga humbja e ditëve të punës.

Ai tha se kostot kryesore do të ishin për rindërtimin e banesave, linjave të transmetimit dhe infrastrukturës, por dhe plotësimi i nevojave afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për strehimin e qindra mijërave të mbetur pa shtëpi.

Presidenti turk Erdogan u shpreh se shteti do të përfundojë rindërtimin e banesave brenda një viti dhe qeveria po përgatiste një program për të bërë që vendi të ngrihet përsëri në këmbë.

Rreth 13.4 milionë persona jetojnë në 10 provincat e goditura nga tërmeti, ose 15% e popullsisë së Turqisë dhe ajo prodhon afërsisht 10% të PBB-së.

Ndikimi i tërmetit në produktin e brendshëm bruto nuk ka gjasa të jetë aq i theksuar sa pas tërmetit të vitit 1999 në Turqinë veriperëndimore, i cili goditi zemrën industriale, sipas komenteve të drejtorit ekzekutiv të FMN. Ai shtoi se pas ndikimit fillestar gjatë muajve të ardhshëm, investimet e sektorit publik dhe privat në rindërtim mund të nxisin rritjen e PBB-së në vijim. Megjithatë, ekonomistët dhe zyrtarët vlerësuan se tërmeti do të ulë rritjen ekonomike me dy pikë përqindje këtë vit. Qeveria parashikoi rritje në 5% në 2022 - shin dhe kishte vlerësuar rritje në 5.5% në vitin 2023 para tërmetit. Turqia do të mbajë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare këtë verë – e konsideruar si sfida më e madhe për Erdoanin gjatë dy dekadave të tij në pushtet.

Në 10 provincat e prekura është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme për tre muaj dhe banka qendrore ka shtyrë pagesat për disa kredi. Thesari shpalli gjendje të jashtëzakonshme deri në fund të korrikut dhe shtyu pagesat e taksave për rajonin.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat