AMF udhëheq Takimet Bilaterale në Bruksel për kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”!

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në datat 13-14 shkurt 2023 në Takimet Bilaterale Shqipëri-BE për kapitullin 9 “Shërbimet Financiare” ku grupi negociator, nën drejtimin e Evin Mete, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së përbëhej nga përfaqësues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Bankës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Sipas njoftimit për mediat takimi u hap nga eksperti i nivelit të lartë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit në KE, Marc Jorna, si edhe nga fjalët përshëndetëse të Majlinda Dhuka, Ministre Shteti dhe Kryenegociatore e Shqipërisë, si edhe drejtuesve të tjerë të drejtorive të Komisionit Europian, përgjegjës për tregjet financiare.
Mete u ndal te zhvillimet kryesore të sektorit financiar në Shqipëri, duke theksuar se sektori u paraqit rezistent ndaj efekteve të tërmetit, pandemisë dhe presioneve të fundit inflacioniste. Ai u shpreh se autoritetet ndërmorën një sërë ndryshimesh ligjore e rregullatore pas krizës financiare botërore të vitit 2008, të cilat rezultuan efikase dhe gjithashtu, ai përmendi hapat e ndërmarrë nga rregullatorët financiarë në kuadër të përafrimit të mëtejshëm me direktivat evropiane të fushës.
Ekspertët e Komisionit Europian theksuan se ashtu siç është nënvizuar edhe në Progres Raportet e fundit, Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm sa i përket plotësimit të rekomandimeve dhe përafrimit ligjor e rregullator në kapitullin 9, por mbetet ende punë për t’u bërë. Ata nënvizuan se kapitulli 9 ka rëndësi të posaçme për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe gjithashtu shprehën mbështetje të plotë për Shqipërinë në procesin e reformave dhe të përafrimit të acquis në fushën e shërbimeve financiare.
Acquis në kapitullin 9 rregullon shërbimet financiare në fushën bankare, atë të sigurimeve, pensioneve vullnetare, shërbimeve të investimeve dhe tregjeve të titujve. Sipas informacionit për media: “Përgjatë viteve të fundit është realizuar një avancim domethënës ligjor e rregullator sa i përket shërbimeve financiare, duke u përafruar me Direktivat evropiane të fushës. Në vitin 2020 u miratuan ligjet e reja për tregjet e kapitalit, sipërmarrjet e investimeve kolektive, si edhe për tregjet financiare të bazuar në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë. Ndërsa në vitin 2021 u miratua ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Projektligji i ri për fondet e pensioneve private është në pritje të miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë.”
E . S / SCAN
Sondazh

3800 inxhinier dhe administratë pritet të mbeten të papunë – Ford njofton shkurtime stafi në Europë
Ford planifikon të shkurtojë 3,800 vende pune për zhvillimin dhe administrimin e produkteve në Evropë në tre vitet e ardhshme, tha kompania, duke përmendur......

Cilat janë kërkesat për rritjen e pagave në Gjermani?
Në Frankfurt u mbajt së fundmi një protestë e vogël. Sindikata Verdi organizoi një demonstratë para Kaufhof Karstadt, në momentin kur brenda kishin nisur......

Europa dëshiron të ndërtojë një mur të ngjashëm me Trumpin për të ndaluar emigracionin
"Ne duhet të 'tërheqim frenat' ndaj migracionit të paligjshëm në BE," tha kancelari austriak Karl Nehammer, prerazi në një takim të mbajtur më 9 shkurt në......

Dobësohet Dollari amerikan – Sa këmbehen valutat kryesore sot?!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë të martë në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 107.6 lekë dhe është shitur me 108.4 lekë sipas......

Bavaria hap dyert e ekonomisë për Shqipërinë!
Në konferencën e përbashkët për shtyp mes kryeministrit të landit federal të Bavarisë, Markus Söder dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, u bë e ditur se......

Nafta tregtohet pranë 86 USD - Qeveria amerikane do të hedhë në treg rezervat strategjike
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi qeveria amerikane deklaroi se do të hedhë në shumë naftë në treg nga rezervat e saj strategjike,......

Euro ngjitet në mbi 1.07 USD - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Dollari amerikan ka pasur një tendencë në rënie gjatë sesionit të sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Tregjet presin të dhënat në Europë, SHBA dhe Japoni
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa kujdesi është i lartë, për shkak se më vonë gjatë ditës do të publikohet......