Europa Postuar më 14 Shkurt 2023, 09:38

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Tregjet presin të dhënat në Europë, SHBA dhe Japoni

Nga SCAN TV
Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Tregjet presin të dhënat

Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa kujdesi është i lartë, për shkak se më vonë gjatë ditës do të publikohet inflacioni në SHBA për janarin, i cili pritet të jetë rritur me rreth 0.5%. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.2%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv.

Sektori i udhëtimeve po kryeson fitimet, në rritje me rreth 1%. Të dhënat mbi inflacionin në SHBA do të përcaktojnë rrugën që do të ndjekë Rezevra Federale, në lidhje me normat e interesit. Gjithashtu, edhe Europa dhe Japonia do të publikojnë të dhëna të rëndësishme, në vonë gjatë javës.

Ndërkohë, shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një performancë mikse, në pritje të emërimit të guvernatorit të ri të Bankës së Japonisë, Kazuo Ueda. Referuar të dhënave të tjera, norma e papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar mbeti i pandryshuar, në 3.7%, gjatë tremujorit të fundit të vitit 2022, pranë nivelit më të ulët në 50 vitet e fundit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat