Shqipëria Postuar më 13 Shkurt 2023, 14:46

PPP e Milot-Fier/ Pranohen ofertat, vlera mister! - Konçesioni 35-vjeçar, zgjidhen kompanitë për 2 lotet e mbetur

Nga SCAN TV
PPP e Milot-Fier/ Pranohen ofertat, vlera mister! - Konçesioni

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fituesit e koncesioneve, për 2 segmentet e aksit rrugor Milot – Fier, por vlera e ofertave financiare nuk është bërë publike. Bëhet fjalë për segmentet Milot – Thumanë dhe Kashar – Lekaj, me gjatësi 13.5 km dhe 26.6 km, që janë dhe 2 akset e fundit për të cilët gara nuk është finalizuar. Për segmentin Milot – Thumanë fitues është shpallur konsorciumi i 3 kompanive, përfshirë “Gener 2”, që është edhe mbajtës i kontratës i aksit Thumanë – Kashar.

Ky segment është i vendosur në rrugë ekzistuese të kategorisë A, teksa partneriteti publik – privat parashikon vetëm përmirësim të standardeve. Ndërkohë që, për aksin  Kashar – Lekaj është shpallur fitues një bashkim prej 7 operatorësh (“Gjoka Konstruksion”, “Junik”, “Cobial” sh.p.k. , “Pepa Group” sh.p.k, “UDHA” sh.p.k. “Geoportal”, “A&E Engineering”).

Ky segment do të ndërtohet në një gjurmë të re, ndërkohë që në total do të ketë një gjatësi prej 33.6, pasi 7 km të këtij seksioni janë pjesë e bypassit të Tiranës dhe do të ndërtohen nga kompania që do të kryejë punimet për këtë të fundit e për pasojë nuk janë objekt i koncesionit.

Fituesit për aksion Lekaj – Fier u shpallën disa muaj më parë, çka do të thotë se këta ishin 2 akset e fundit, për të cilët nuk kishte një njoftim zyrtar për ecurinë e garës. Koncesioni i autostradës Milot – Fier do të zgjatë 35 vjet, ndërsa përgjatë gjithë gjatësisë kalimi i automjeteve do të jetë me pagesë.

Të ardhurat e kompanive që do të ndërtojnë rrugën do të sigurohen nga këto pagesa, ndërkohë që ngjashëm me kontratën për segmentin Thumanë – Kashar, për 8 vite buxheti i shtetit do të rimbursojë kompanitë private, në rast të trafikut të munguar.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat