Europa shpenzon 800 miliardë euro për krizën energjetike - Apel vendeve të jenë më të kujdesshme në shpenzimet e tyre

Fatura e vendeve europiane për të mbrojtur familjet dhe kompanitë nga rritja e kostove të energjisë ka arritur në gati 800 miliardë euro. Për këtë arsye vendeve iu është kërkuar që të jenë më të shënjestruar në shpenzimet e tyre për të trajtuar krizën energjetike.
Vendet e Bashkimit Europian tashmë kanë rezervuar ose alokuar 681 miliardë euro për përballjen me krizën energjetike, ndërsa Britania ka ndarë 103 miliardë euro dhe Norvegjia 8.1 miliardë euro që nga shtatori 2021, sipas analizës së grupit të ekspertëve Bruegel. Totali prej 792 miliardë eurosh krahasohet me 706 miliardë euro në vlerësimin e fundit të Bruegel në nëntor, ndërsa vendet vazhdojnë gjatë dimrit të përballen me pasojat e ndërprerjes nga ana e Rusisë së shumicës së furnizimeve të saj me gaz për Europën që nga viti 2022.
Gjermania kryesoi klasifikimin e shpenzimeve, duke akorduar afro 270 miliardë euro - një shumë që eklipsoi të gjitha vendet e tjera. Britania, Italia dhe Franca ishin vendet me nshpenzime më të larta, megjithëse secila shpenzoi më pak se 150 miliardë euro. Shumica e shteteve të BE-së shpenzuan një pjesë të kësaj. Duke u nisur nga financimet për frymë, Luksemburgu, Danimarka dhe Gjermania ishin shpenzuesit më të mëdhenj.
Shpenzimet e përcaktuara nga vendet për krizën energjetike janë tani në të njëjtin nivel me fondin e rimëkëmbjes së COVID-19 të BE-së prej 750 miliardë eurosh. I vendosur që në vitin 2020, me Brukselin që mori borxhin e përbashkët dhe ia kaloi atë 27 vendeve anëtare të bllokut për të përballuar pandeminë.
Përditësimi i shpenzimeve të energjisë ndodh në një kohë që vendet po debatojnë rreth propozimeve të BE-së për të zbutur dhe më shumë rregullat e ndihmës shtetërore për projektet e teknologjisë së gjelbër, ndërsa Europa kërkon të konkurrojë me subvencionet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinë.
Këto plane kanë ngritur shqetësime në disa kryeqytete të BE-së, për faktin se inkurajimi i më shumë ndihme shtetërore do të trazojë tregun e brendshëm të bllokut. Gjermania është përballur me kritika për paketën e saj të madhe të ndihmës energjetike, e cila është shumë më e madhe se çfarë mund të përballojnë vendet e tjera të BE-së. Sipas Bruegel qeveritë e kanë përqendruar pjesën më të madhe të mbështetjes në masa jo të synuara për të frenuar çmimin me pakicë që konsumatorët paguajnë për energjinë, të tilla si ulja e TVSH-së për benzinën ose kufizimet e çmimeve të energjisë me pakicë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Largohet rreziku për recesion në BE - Rritje më e mirë e pritshmërive, por ende dyshime për konkurrencën
Po rezulton më mirë se parashikimet situata ekonomike në zonën euro, duke u bazuar në analizën e Komisionit Europian të publikuar në Bruksel këtë 13 shkurt.......

Kompanitë britanike rrisin pagat - Më e madhja që nga viti 2012 për të plotësuar vendet e lira të punës
Punëdhënësit britanikë do të të rrisin pagat për stafin e tyre në maksimum, rritja më e madhe që nga 2012, por marrëveshje e arritur për një rritje prej 5% për......

Dënohet për tejkalim shpejtësie projektuesi i Ferrarit - Japonezi drejtonte një model të ideuar nga ai me 128 km/h
Dënohet me katër muaj liri me kusht pasi tejkaloi kufirin e shpejtësisë me një Ferrari që vetë ai kishte kontribuar në projektim. Ngjarja ka ndodhur në Japoni......

Arrestohen mbi 100 ndërtues në Turqi - Akuzohen se kanë shkelur normat e ndërtimit
Autoritetet turke kanë arrestuar më shumë se 100 ndërtues në 10 provincat e prekura nga tërmeti i së hënës së kaluar i cili ka shkaktuar mbi 39 mijë viktima e......

Shqetësime rreth nivelit të kërkesës - Bie çmimi i naftës në bursa. Optimizëm për rimëkëmbjen e Kinës
Çmimet e naftës ranë me rreth 1% të hënën, pas rritjes në seancën e mëparshme, pasi investitorët u përqendruan në shqetësimet për kërkesën afatshkurtër që......

Parashikimi i ChatGPT: Dominimi i dollarit amerikan do t'i lërë vendin një sistemi monetar shumëpolar ndërsa juani i Kinës fiton ndikim!
Dollari amerikan ka qenë monedha kryesore për tregtinë ndërkombëtare dhe rezervat globale të këmbimit valutor, por një grup më i gjerë monedhash mund të luajë......

Analizë/ Kreditë për ushtarët rusë nxisin thirrjet që bankat europiane të largohen!
Një skemë ruse për të paguar kreditë trupave që luftojnë në Ukrainë, dhe që bankat të shlyejnë të gjithë borxhin nëse vriten ose gjymtohen, ka shtuar presionin......

‘Bosat’ britanikë të gjysmëpërçuesve kërcënojnë të lëvizin jashtë shtetit nëse nuk marrin mbështetje financiare nga qeveria!
Industria e gjysmëpërçuesve në Mbretërinë e Bashkuar po kërkon mbështetje financiare nga qeveria, ndërsa ekspertët po paralajmërojnë se vendi rrezikon të......