Europa Postuar më 13 Shkurt 2023, 11:59

Kompanitë britanike rrisin pagat - Më e madhja që nga viti 2012 për të plotësuar vendet e lira të punës

Nga SCAN TV
Kompanitë britanike rrisin pagat - Më e madhja që nga viti 2012

Punëdhënësit britanikë do të të rrisin pagat për stafin e tyre në maksimum, rritja më e madhe që nga 2012, por marrëveshje e arritur për një rritje prej 5% për punonjësit konsiderohet ende shumë e vogël përballë inflacionit aktual sipas një sondazhi të fundit.

Me frikën e Bankës së Anglisë se rritja e inflacionit mund të jetë më e vështirë për t'u zbutur nëse marrëveshjet e pagave vazhdojnë të rriten, Instituti Chartered i Zhvillimit të Personelit – CIPD - tha se 55% e rekrutuesve planifikojnë të heqin pagën bazë ose të ndryshueshme këtë vit ndërsa përpiqen të punësojnë dhe të mbajnë stafin në tregun e ngushtë të punës në Britani.

Pagat mesatare vjetore në vitin 2023 pësuan një rritje të pritshme prej 5% - më e larta që nga fillimi i regjistrimeve në 2012 - nga 4% në tre muajt e mëparshëm. Më shumë se gjysma e të anketuarve raportuan se kishin probleme me plotësimin e vendeve të lira të punës dhe gati një në tre priste probleme të ngjashme në gjashtë muajt e ardhshëm. Ejonomistët komentojnë se shkathtësitë dhe puna mbeten të reduktuara përballë një tregu pune i cili vazhdon të jetë çuditërisht i gjallë duke pasur parasysh sfondin ekonomik të rritjes së inflacionit dhe krizën e lidhur me koston e jetesës. Anketa tregoi gjithashtu se hendeku midis pritshmërive për paga më të larta nga punëdhënësit publikë dhe privatë u zgjeruan. Shlyerjet e planifikuara të pagave në sektorin publik ranë në 2% nga 3% në tremujorin më parë, krahasuar me 5% në sektorin privat.

Rezultatet theksuan tkurrjen e standardeve të jetesës pasi punëonjësit kryesorë, duke përfshirë infermierët, mësuesit dhe stafin e transportit publik po organizojnë një seri grevash mbi pagat dhe kushtet e punës.

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, javën e kaluar shprehu shqetësime për përcaktimin e pagave, pavarësisht shenjave se rritja e inflacionit ka shënuar një kthesë. Inflacioni vjetor ra në 10.5% në dhjetor, pasi arriti nivelin më të lartë në 41 vjet, prej 11.1% në tetor. Bailey sinjalizoi se presionet inflacioniste ishin ende shqetësuese pavarësisht se Banka e Anglisë rriti normat e interesit në nivelin më të lartë që nga viti 2008, këtë muaj.

Anketa tremujore tregoi se rekrutuesit ishin më të gatshëm të punësonin njerëz që ktheheshin në fuqinë punëtore, duke përfshirë punonjësit e moshuar dhe ata me kushte shëndetësore.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat