Arrestohen mbi 100 ndërtues në Turqi - Akuzohen se kanë shkelur normat e ndërtimit

Autoritetet turke kanë arrestuar më shumë se 100 ndërtues në 10 provincat e prekura nga tërmeti i së hënës së kaluar i cili ka shkaktuar mbi 39 mijë viktima e mijëra të plagosur, deri tani në Turqi dhe Siri. Prokurorët i cilësojnë këta persona si përgjegjës të shëmbjeve të ndërtesave. Bëhet fjalë për sipërmarrës të dyshuar se kanë shkelur rregullat e ndërtimit në vend. Lajmi është konfirmuar nga agjencia turke e lajmeve Anadoll. Banorët e zonës kanë shprehur indinjatën dhe zemërimin e tyre pas tërmetit shkatërrues duke i quajtur të korruptuar këta ndërtues.
Ministria turke e drejtësisë ka urdhëruar 150 zyrtarë të provincave të shkatërruara nga tërmeti që të ndërtojnë njësi hetimore për krimet në lidhje me tërmetin. Nga hetimet u zbulua se më shumë se 100 ndërtues, ndërtonin në territorin turk pa respektuar kodet ekzistuese, të cilat hynë në fuqi pas një tërmeti të ngjashëm në vend në vitin 1999.
Mes të arrestuarve në Turqi është Mehmet Yasar Coskun, sipërmarrës ndërtimi i cili ndërtoi në Hatay kompleksin e madh Ronesans Rezidans, një pallat luksoz 12 katësh me 250 apartamente aktualisht i gjithi i rrënuar për shkak të tërmetit. Ai u ndalua nga policia turke të premten e kaluar në aeroportin e Stambollit teksa po përpiqej të largohej nga vendi për t’u strehuar në Mal të Zi.
Coskun deklaroi para policisë se nuk e kuptonte se pse ndërtesa u shkatërrua, dhe se fluturimi i tij për në Mal të Zi nuk kishte asnjë lidhje me shëmbjen e kompleksit. Ministri turk i drejtësisë ka premtuar se do të veprojë shumë ashpër për sa i përket neglizhencave në ndërtim. Ai theksoi se aktualisht prioritet mbetet shpëtimi i sa më shumë jetëve që janë ende të bllokuar nën rrënoja. Menjëherë pas operacioneve të kërkim shpëtimit do të fillojnë dhe proceset gjyqësore dhe të gjithë ata që kanë neglizhuar do të përballen me drejtësinë, përfundoi ai.
Rreth 52% e ndërtesave në zonën e prekur nga tërmeti janë ndërtuar pas vitit 2001, pra pas tërmeteve të vitit 1999. Sipas Lektorit të Njësisë së Inxhinierisë Strukturore dhe të Tërmeteve të Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin Teknik të Stambollit (ITU) Prof. Dr. Oğuz Cem Çelik. Sipas tij, numri total i ndërtesave në qytetet ku vërehen migrime të mëdha është rreth 3 milionë. Ai shtoi se kodi turk i tërmetit të ndërtesave i vitit 2018, ashtu edhe I vitit 1975 ka anë shumë të forta. “Nëse ndërtesat do të ishin ndërtuar siç duhet, nuk do të kishim përjetuar një fatkeqësi të tillë. Fatkeqësisht, është e qartë se ndërtesat e shembura nuk janë në përputhje me rregulloret strukturore të vlefshme në kohën e projektimit”, theksoi Çelik.
Sipas tij, problemi në Turqi nuk është mungesa e rregulloreve, por zbatimi në terren dhe mungesa e mbikëqyrjes, ndërsa shtoi se të njëjtat probleme dhe diskutime vijojnë prej afro 40 vitesh. Strukturat problematike janë kryesisht në lagjet me popullsi të dendur të qytetit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shqetësime rreth nivelit të kërkesës - Bie çmimi i naftës në bursa. Optimizëm për rimëkëmbjen e Kinës
Çmimet e naftës ranë me rreth 1% të hënën, pas rritjes në seancën e mëparshme, pasi investitorët u përqendruan në shqetësimet për kërkesën afatshkurtër që......

Parashikimi i ChatGPT: Dominimi i dollarit amerikan do t'i lërë vendin një sistemi monetar shumëpolar ndërsa juani i Kinës fiton ndikim!
Dollari amerikan ka qenë monedha kryesore për tregtinë ndërkombëtare dhe rezervat globale të këmbimit valutor, por një grup më i gjerë monedhash mund të luajë......

Analizë/ Kreditë për ushtarët rusë nxisin thirrjet që bankat europiane të largohen!
Një skemë ruse për të paguar kreditë trupave që luftojnë në Ukrainë, dhe që bankat të shlyejnë të gjithë borxhin nëse vriten ose gjymtohen, ka shtuar presionin......

‘Bosat’ britanikë të gjysmëpërçuesve kërcënojnë të lëvizin jashtë shtetit nëse nuk marrin mbështetje financiare nga qeveria!
Industria e gjysmëpërçuesve në Mbretërinë e Bashkuar po kërkon mbështetje financiare nga qeveria, ndërsa ekspertët po paralajmërojnë se vendi rrezikon të......

Ekonomia e BE-së do të shmangë 'ngushtë' një recesion ndërsa kulmi i inflacionit po kalon!
Ekonomia e Bashkimit Europian është e vendosur të shmangë "ngushtë" një recesion shumë të frikshëm këtë vit, pasi inflacioni lehtësohet dhe çmimet e gazit......

Mobilizohet Mbretëria e Bashkuar - Mbledh 63 milionë dollarë në 48 orë në mbështetje të Turqisë
Një thirrje urgjente në Mbretërinë e Bashkuar për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri ka mbledhur mbi 63 milionë dollarë pas vetëm 48 orësh. Komiteti i......

Nafta, pranë 85 USD për fuçi - Mbështetet nga njoftimi i Rusisë për të ulur prodhimin gjatë marsit
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e parë të kësaj jave, ndërsa të premten u rrit me rreth 2%, për shkak se Rusia njoftoi që do të ulë prodhimin.......

Dollari, në nivelin më të lartë në 5 javë - FED, me interesa të lartë për një kohë të gjatë. Pritet inflacioni në SHBA
Dollari amerikan e ka nisur në rritje edhe sesionin e parë të kësaj jave dhe po qëndron në nivelin më të lartë në 5 javët e fundit, për shkak të basteve se......