Europa Postuar më 13 Shkurt 2023, 11:59

Largohet rreziku për recesion në BE - Rritje më e mirë e pritshmërive, por ende dyshime për konkurrencën

Nga SCAN TV
Largohet rreziku për recesion në BE - Rritje më e mirë e

Po rezulton më mirë se parashikimet situata ekonomike në zonën euro, duke u bazuar në analizën e Komisionit Europian të publikuar në Bruksel këtë 13 shkurt. Sipas analizës pritet që bashkimi monetar të arrijë të shmangë një recesion  për dy tremujorë rradhazi kontraktimi ekonomik. Skenari për sa i përket rritjes është bërë më i sigurtë dhe pse rreziqet nuk mungojnë.

Komisioneri për Çështjet Ekonomike, Paolo Gentiloni, u shpreh se ekonomia europiane ka bërë parashikime më të mira, pavarësisht situatës shokuese të krijuar si pasojë e luftës ruse në Ukrainë. Sipas tij viti 2023 ka nisur shumë më mirë nga sa pritej. Në të njëjtën kohë qytetartë europianë do të jenë të detyruar të përballojnë një periudhë të vështirë. Rritja do të ngadalësohet në krahasim me një vit më parë dhe inflacioni do të reduktojë rimëkëmbjen e fuqisë blerëse në tremujorët e ardhshëm.

Të dhënat flasin qartë. Brukseli është në pritje të një rritjeje në zonën euro me 0.9% në vitin 2023 – në krahasim me një parashikim të vjeshtës së kaluar me 0.3% dhe përballë një zgjerimi të ekonomisë që në vitin 2022 ishte 0.3%. Ekonomia europiane mund të shmangë një kontraktim në tremujorin e parë, pasi e shmangu dhe në tremujorin e katërt të një viti më parë. Arsyet lidhen me rënien e cmimit të gazit, rekuperimin e besueshmërisë dhe ruajtjes së tregut të punës.

Parashikimet e reja mbërrijnë në një moment kur ka shumë pikëpyetje për sa u përket krizës së konkurrencës së ekonomisë europiane, kryesisht për shkak të krizës energjetike.

27 vendet anëtare u mblodhën një javë më parë për të diskutuar rreth mënyrave për t’u përballur me konkurrencën jo gjithnjë të drejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. Mes të tjerave, vendosën të lehtësojnë rregullat për ndihmat e shtetit, të promovojnë projektet e interesit të përbashkët si dhe të bëjnë më efikas përdorimin e euros.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat