Lindjet prekin rekordin më të ulët në 32 vite - Ranë me 13% gjatë vitit 2022, pesimiste edhe shtesa natyrore

Viti 2022 regjistron rekordin më të ulët historik të 32 viteve të fundit sa i përket numrit të lindjeve. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri janë regjistruar rreth 23 mijë lindje, nga rreth 28 mijë që regjistroheshin në vitin 2021. Rënia është drastike, me plot 13%. Nga shifrat e analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” rezulton se kjo është rënia më e madhe që prej vitit 2002, kur lindjet binin me 20%. Pra, kemi të bëjmë me rënien më të lartë të lindjeve në dy dekada. Ndërkohë, rënia më e ulët e lindjeve në harkun kohor të gati 30 viteve është regjistuar përgjatë vitit 2014-të me 0.03%, krahasuar me vitin 2013-të. Pra, nisur nga kjo tendencë rënëse e numrit të lindjeve duket qartë se popullsia jo vetëm po tkurret ndjeshëm, por gjithashtu edhe po plaket me shpejtësi. Kjo mbështet edhe nga shifrat e emigrmit apo aplikimeve për azil në vendet e Europës, të cilat dëshmojnë se një pjesë e mirë e grupmoshës së re është larguar nga Shqipëria. Këto lëvizje janë kryesisht të dominura nga faktorët ekonomikë.
Ndërkohë, nga ana tjetër, shumë pesimiste janë shifrat e shtesës natyrore të popullsisë. Të dhënat sinjalizojnë se tre vitet e fundit kanë regjistuar shtesë natyrore shumë të ulët, ndërsa në vitin 2021 regjistohej shtesë natyrore negative ku vdekjet tejkalonin lindjet me 3,296 vdekje më shumë. Sa i përket shtesës natyrore të popullsisë për vitin 2022 shifrat tregojnë se janë 675 lindje më shumë se vdekje. Edhe pse raportohet shtesë natyrore pozitive, nga ana tjetër, ky tregues është i dyti më i ulët, pas vitit 2020, në 32 vite. Referuar të dhënave historike, shihet se shtesa natyrore e popullsisë ka ardhur në rënie vit pas viti duke dëshmuar edhe njëherë plakjen e popullsisë.
Të dhënat demografike të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), tregojnë se viti 2022, ashtu si viti 2021 apo viti 2020, ka rezultuar fatal sa i përket humbjes së jetëve, krahasuar me vitet e mëparshme, kjo ndikuar edhe nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19, pavarësisht fushatës së vaksinimit. Përgjatë vitit 2022 janë regjistruar gjithsej 22,900 vdekje. Edhe pse është viti i tretë me numrin më të lartë të vdekjeve, pozitiv është fakti se viti 2022 ka pësuar rënien më të lartë të vdekjeve në 32 vite me 24%, ndërkohë që viti 2021 dhe 2020 shënuan rritjen më të lartë të fataliteteve me 10.5% dhe 25.8%.
Xhorxhina Deda /SCAN
Sondazh

Bizneset likuiditet të lartë në euro, rritën 16% depozitat në valutë - Qytetarët preferuan bonot e thesarit dhe ofertat e depozitave me afate të gjata të bankave
Ndërsa individët kanë tkurrur ritmin e shtimit të depozitave në sistemin bankat shqiptar përgjatë vitit që sapo lamë pas, krejt e kundërta ka ndodhur me......

Metrika që tregon pse tre ekonomitë më të mëdha në botë mund të jenë në telashe serioze!
Raporti i varësisë (Dependency ratio) mund të jetë një nga statistikat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për të ardhmen e investimeve dhe tregjeve globale. Për......

Europa shpenzon 800 miliardë euro për krizën energjetike - Apel vendeve të jenë më të kujdesshme në shpenzimet e tyre
Fatura e vendeve europiane për të mbrojtur familjet dhe kompanitë nga rritja e kostove të energjisë ka arritur në gati 800 miliardë euro. Për këtë arsye......

Largohet rreziku për recesion në BE - Rritje më e mirë e pritshmërive, por ende dyshime për konkurrencën
Po rezulton më mirë se parashikimet situata ekonomike në zonën euro, duke u bazuar në analizën e Komisionit Europian të publikuar në Bruksel këtë 13 shkurt.......

Kompanitë britanike rrisin pagat - Më e madhja që nga viti 2012 për të plotësuar vendet e lira të punës
Punëdhënësit britanikë do të të rrisin pagat për stafin e tyre në maksimum, rritja më e madhe që nga 2012, por marrëveshje e arritur për një rritje prej 5% për......

Dënohet për tejkalim shpejtësie projektuesi i Ferrarit - Japonezi drejtonte një model të ideuar nga ai me 128 km/h
Dënohet me katër muaj liri me kusht pasi tejkaloi kufirin e shpejtësisë me një Ferrari që vetë ai kishte kontribuar në projektim. Ngjarja ka ndodhur në Japoni......

Arrestohen mbi 100 ndërtues në Turqi - Akuzohen se kanë shkelur normat e ndërtimit
Autoritetet turke kanë arrestuar më shumë se 100 ndërtues në 10 provincat e prekura nga tërmeti i së hënës së kaluar i cili ka shkaktuar mbi 39 mijë viktima e......

Shqetësime rreth nivelit të kërkesës - Bie çmimi i naftës në bursa. Optimizëm për rimëkëmbjen e Kinës
Çmimet e naftës ranë me rreth 1% të hënën, pas rritjes në seancën e mëparshme, pasi investitorët u përqendruan në shqetësimet për kërkesën afatshkurtër që......