Bizneset likuiditet të lartë në euro, rritën 16% depozitat në valutë - Qytetarët preferuan bonot e thesarit dhe ofertat e depozitave me afate të gjata të bankave

Ndërsa individët kanë tkurrur ritmin e shtimit të depozitave në sistemin bankat shqiptar përgjatë vitit që sapo lamë pas, krejt e kundërta ka ndodhur me bizneset. Ato kanë kompensuar rënien e shkaktuar nga segmenti i individëve, duke bërë që sistemi financiar edhe gjatë vitit të shkuar të shënojë një rritje të kënaqshme të depozitave në bankat e nizveli të dytë.
Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, vihet re se depozitat e individëve janë rritur me 7.9% vit mbi vit në tremujorin e fundit, duke u ngadalësuar me 1 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e tretë.
Qëndrueshmëria e normës së rritjes të depozitave në total prej 9.4% është siguruar nga depozitat e bizneseve, rritja vjetore e të cilave shënoi 16% (nga 13.5% në T3), duke reflektuar kryesisht likuiditetet më të larta në monedhë të huaj të këtij grupi. Ndërkohë, kompozimi i depozitave sipas monedhës tregon për ngadalësim të rritjes të depozitave në lekë, si pasojë e kursit konsolidues të politikës fiskale dhe e rritjes së interesit për investime në letra me vlerë të qeverisë gjatë tremujorit të fundit. Nga ana tjetër, depozitat në valutë kanë shfaqur përmirësim të normave të rritjes në 17.3%, duke ju rikthyer normave të larta të rritjes së tyre në muajt e verës.
Ndërkaq, rritja e normave bazë nga ana e Bankës së Shqipërisë, ka vijuar të të nxisë zhvendosjen e depozitave drejt depozitave me afat, veçanërisht në ato me maturitet mbi dy vjet.
Kështu, ngadalësimi i normave të rritjes vjetore të depozitave pa afat në 11.6% (22% në fillim të vitit), është kompensuar nga forcimi i ritmeve të rritjes së depozitave me afat në 6.6% (2.7% në fillim të vitit).
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Metrika që tregon pse tre ekonomitë më të mëdha në botë mund të jenë në telashe serioze!
Raporti i varësisë (Dependency ratio) mund të jetë një nga statistikat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për të ardhmen e investimeve dhe tregjeve globale. Për......

Europa shpenzon 800 miliardë euro për krizën energjetike - Apel vendeve të jenë më të kujdesshme në shpenzimet e tyre
Fatura e vendeve europiane për të mbrojtur familjet dhe kompanitë nga rritja e kostove të energjisë ka arritur në gati 800 miliardë euro. Për këtë arsye......

Largohet rreziku për recesion në BE - Rritje më e mirë e pritshmërive, por ende dyshime për konkurrencën
Po rezulton më mirë se parashikimet situata ekonomike në zonën euro, duke u bazuar në analizën e Komisionit Europian të publikuar në Bruksel këtë 13 shkurt.......

Kompanitë britanike rrisin pagat - Më e madhja që nga viti 2012 për të plotësuar vendet e lira të punës
Punëdhënësit britanikë do të të rrisin pagat për stafin e tyre në maksimum, rritja më e madhe që nga 2012, por marrëveshje e arritur për një rritje prej 5% për......

Dënohet për tejkalim shpejtësie projektuesi i Ferrarit - Japonezi drejtonte një model të ideuar nga ai me 128 km/h
Dënohet me katër muaj liri me kusht pasi tejkaloi kufirin e shpejtësisë me një Ferrari që vetë ai kishte kontribuar në projektim. Ngjarja ka ndodhur në Japoni......

Arrestohen mbi 100 ndërtues në Turqi - Akuzohen se kanë shkelur normat e ndërtimit
Autoritetet turke kanë arrestuar më shumë se 100 ndërtues në 10 provincat e prekura nga tërmeti i së hënës së kaluar i cili ka shkaktuar mbi 39 mijë viktima e......

Shqetësime rreth nivelit të kërkesës - Bie çmimi i naftës në bursa. Optimizëm për rimëkëmbjen e Kinës
Çmimet e naftës ranë me rreth 1% të hënën, pas rritjes në seancën e mëparshme, pasi investitorët u përqendruan në shqetësimet për kërkesën afatshkurtër që......

Parashikimi i ChatGPT: Dominimi i dollarit amerikan do t'i lërë vendin një sistemi monetar shumëpolar ndërsa juani i Kinës fiton ndikim!
Dollari amerikan ka qenë monedha kryesore për tregtinë ndërkombëtare dhe rezervat globale të këmbimit valutor, por një grup më i gjerë monedhash mund të luajë......