Paralajmërimi kundër cilësimit të “krizës energjetike” - Vendet e BE kërkojnë që tregu i energjisë të mos vlerësohet si në gjendje kritike

Danimarka, Gjermania, Holanda, Estonia, Finlanda, Luksemburgu dhe Letonia kanë paralajmëruar Brukselin që të mos nxitojë duke bërë ndryshime të mëdha në tregun e energjisë elektrike të Bashkimit Europian si reagim ndaj krizës energjetike, duke bërë thirrje për rregullime të kufizuara të sistemit.
Komisioni Europian aktualisht po harton një rinovim të rregullave të tregut të energjisë elektrike të BE-së, me synimin për të zbutur dhe më shumë faturat e konsumatorëve nga rritja e çmimeve të karburanteve fosile dhe për të shmangur një përsëritje të rritjes sëcmimit të energjisë elektrike të shkaktuar vitin e kaluar nga reduktimet në furnizimin me gaz rus.
Shtatë vendet, të udhëhequra nga Danimarka, theksuan në një letër, se projekti ekzistues i tregut të Europës ka nxitur çmime më të ulëta të energjisë elektrike që kanë zgjatur prej vitesh, ka ndihmuar në zgjerimin e energjisë së rinovueshme dhe ka siguruar që të prodhohet energji e mjaftueshme për të përmbushur kërkesën si dhe për të shmangur mungesat. Minsitri danez i energjisë u shprej se i duhet rezistuar tundimit për të shkatërruar tregun energjetik dhe atë që ai ka qenë prej vitesh.
Vendet këmbëngulin se ka hapësirë për përmirësim, veçanërisht në dritën e rritjes së kostove të energjisë vitin e kaluar. Por çdo ndryshim duhet të sigurojë që tregu të funksionojë ende dhe të nxisë investime masive në energjinë e rinovueshme. Në letrën drejtuar Komisionit Europian dhe të analizuar nga Reuters, thuhej ndër të tjera se çdo reformë që shkon përtej rregullimeve të synuara në kuadrin ekzistues duhet të mbështetet nga një vlerësim i thelluar i ndikimit dhe nuk duhet të miratohet në gjendje krize.
Vende të tjera, duke përfshirë Spanjën dhe Francën, po kërkojnë reforma më të thella. Spanja ka propozuar një zhvendosje drejt kontratave më afatgjata, me çmim fiks për termocentralet, në përpjekje për të kufizuar rritjen e çmimeve. Të shtatë vendet thanë në letrën e tyre se skemat për ta bërë këtë mund të luajnë një rol, por ato duhet të jenë vullnetare, të fokusohen në gjenerimin e burimeve të rinovueshme dhe të "reagojnë" akoma ndaj tregut.
Në letrën e tyre, shtatë vendet mbështetën një ide të hedhur tashmë nga Komisioni për ta bërë më të lehtë për konsumatorët të zgjedhin midis kontratave të energjisë me çmim të ndryshueshëm dhe atij me çmim fiks. Por ata kundërshtuan një tjetër sugjerim të Komisionit për të zgjatur një masë të përkohshme të BE-së, e cila mbron të ardhurat e papritura nga gjeneruesit që nuk përfitojnë nga gazi.
Dorina Kurtaj / SCAN

Rekord i likuidimit të dosjeve administrative - Gjykata e Lartë, mesatarja për gjyqtar 440 në 2022, katër nga anëtarët me mbi 700 çështje
Për vitin 2022 Gjykata e Lartë ka shkarkuar një numër rekord çështjesh të prapambetura, por duket se reokordi i vërtetë është numri i vendimeve të dhëna nga......

Lindjet prekin rekordin më të ulët në 32 vite - Ranë me 13% gjatë vitit 2022, pesimiste edhe shtesa natyrore
Viti 2022 regjistron rekordin më të ulët historik të 32 viteve të fundit sa i përket numrit të lindjeve. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri janë regjistruar......

Bizneset likuiditet të lartë në euro, rritën 16% depozitat në valutë - Qytetarët preferuan bonot e thesarit dhe ofertat e depozitave me afate të gjata të bankave
Ndërsa individët kanë tkurrur ritmin e shtimit të depozitave në sistemin bankat shqiptar përgjatë vitit që sapo lamë pas, krejt e kundërta ka ndodhur me......

Metrika që tregon pse tre ekonomitë më të mëdha në botë mund të jenë në telashe serioze!
Raporti i varësisë (Dependency ratio) mund të jetë një nga statistikat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për të ardhmen e investimeve dhe tregjeve globale. Për......

Europa shpenzon 800 miliardë euro për krizën energjetike - Apel vendeve të jenë më të kujdesshme në shpenzimet e tyre
Fatura e vendeve europiane për të mbrojtur familjet dhe kompanitë nga rritja e kostove të energjisë ka arritur në gati 800 miliardë euro. Për këtë arsye......

Largohet rreziku për recesion në BE - Rritje më e mirë e pritshmërive, por ende dyshime për konkurrencën
Po rezulton më mirë se parashikimet situata ekonomike në zonën euro, duke u bazuar në analizën e Komisionit Europian të publikuar në Bruksel këtë 13 shkurt.......

Kompanitë britanike rrisin pagat - Më e madhja që nga viti 2012 për të plotësuar vendet e lira të punës
Punëdhënësit britanikë do të të rrisin pagat për stafin e tyre në maksimum, rritja më e madhe që nga 2012, por marrëveshje e arritur për një rritje prej 5% për......

Dënohet për tejkalim shpejtësie projektuesi i Ferrarit - Japonezi drejtonte një model të ideuar nga ai me 128 km/h
Dënohet me katër muaj liri me kusht pasi tejkaloi kufirin e shpejtësisë me një Ferrari që vetë ai kishte kontribuar në projektim. Ngjarja ka ndodhur në Japoni......