Shqipëria Postuar më 13 Shkurt 2023, 12:36

Rekord i likuidimit të dosjeve administrative - Gjykata e Lartë, mesatarja për gjyqtar 440 në 2022, katër nga anëtarët me mbi 700 çështje

Nga SCAN TV
Rekord i likuidimit të dosjeve administrative - Gjykata e Lartë,

Për vitin 2022 Gjykata e Lartë ka shkarkuar një numër rekord çështjesh të prapambetura, por duket se reokordi i vërtetë është numri i vendimeve të dhëna nga çdo gjyqtar, ashtu si dhe përqindja e dosjeve të likujduara.Gjykata e Lartë shqiptare ka arritur të tejkalojë standardin e pranuar ndërkombëtar 100%, duke arritur një Normë të Likuidimit të Çështjeve prej 302% gjatë vitit 2022. Në treguesin e Normës së Likuidimit të Çështjeve, sipas natyrës, vërehet se treguesi për çështjet civile është në vlerën 283%, për çështjet penale prej193%,  ndërsa në çështjet administrative arrin në masën 613%.

Norma e Rendimentit për Gjyqtar, është treguesi bazë i ritmeve mesatare të punës për gjyqtarin. Ky tregues për vitin 2022, paraqitet në vlerën 440 çështje të shqyrtuara për gjyqtar. Treguesi përllogaritet si raporti ndërmjet numrit të çështjeve të zgjidhura dhe numrit të gjyqtarëve efektivë gjatë periudhës së raportimit. Por duke parë se disa prej anëtarëve të Gjykatës së Lartë kanë nisur punë gjatë vitit 2022, katër prej gjyqtarëve kanë dhënë mbi 700 mvendime gjatë vitit të shkuar: përkatësisht, Asim Vokshi 814,  Ervin Pupe 777,  Artur Kalaja 773, dhe Sokol Sadushi 753.

Gjithsesi, stoku i dojeve të parapmbetura mbetet ende shumë i lartë, megjithëse Gjykata klasifikon si të tilla vetëm kërkesat më te vjetra se 24 muaj. Gjykata vlereson se përbëjnë çështje të prapambetura deri në dhjetor 2022, 28,940 dosje, pra ato çështje që deri më 31 dhjetor 2022, janë më të vjetra se 24 muaj, për çështjet civile dhe administrative dhe më të vjetra se 12 muaj për çështjet penale. Në korrikun e vitit 2020 numri i dosjeve të prapambetura ishte mbi 35 mijë. Çështjet e prapambetura përbëjnë 91% të volumit të çështjeve të mbartura.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat