Shqipëria Postuar më 13 Shkurt 2023, 16:12

ATP: Ka nisur lëvrimi i fondeve për subjektet që kanë përfituar kompensim financiar gjatë viteve 2019-2022!

Nga SCAN TV
ATP: Ka nisur lëvrimi i fondeve për subjektet që kanë

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP), njofton se në përmbushje të detyrimeve të saj ligjore ka filluar menjëherë punën duke lëvruar këstet e radhës (kësti i pestë, i katërt dhe i tretë) për subjektet, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 2019-2022.

ATP bën me dije se ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 147 (njëqind e dyzet e shtatë) vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 2019-2022, nga të cilët:

- për 75 (shtatëdhjetë e pesë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e pestë,

- për 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e katërt,

- për 6 (gjashtë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e tretë

Sipas njoftimit vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë si këst i radhës për 147 (njëqind e dyzet e shtatë) vendimet e subjekteve përfitues, është 437 287 601,77 (katërqind e tridhjetë e shtatë  milion e dyqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e një presje shtatëdhjetë e shtatë) lekë.

ATP njofton përmes kësaj deklarate subjektet e interesuara se ky është procesi i parë i ndërmarrë nga ATP që pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 77/2022 dhe gjithashtu sqaron se puna në ATP është drejtë rikthimit në normalitet.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat